LAJMI I FUNDIT:

Shpejtim Bulliqi shërohet nga COVID-19, porosit të gjithë që të kenë kujdes

Shpejtim Bulliqi shërohet nga COVID-19, porosit të gjithë që të kenë kujdes
Foto: Arkiv

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se është shëruar nga virusi COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi ka kërkuar nga të gjithë që të bëjnë kujdes dhe t’i respektojnë masat.

“Keni kujdes miq të nderuar, mbani maskën, distancën dhe pastërtinë, sepse vetëm kështu do t’i mbroni të afërmit tuaj dhe së bashku do t’i japim fund pandemisë”, ka shkruar Bulliqi.


Deputeti Bulliqi rezulton pozitiv në COVID-19
Lexo po ashtu Deputeti Bulliqi rezulton pozitiv në COVID-19

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Dua të ju informoj se tanimë unë e kalova sfidën me virusin Covid-19 dhe sipas rekomandimeve të IKSHP-së që nga sot mund të vazhdoj punën dhe angazhimet e mia aty ku i kam lënë.

Ju falënderoj të gjithë juve familjarë, miq dhe kolegë, që qëndruat pranë meje gjatë këtyre ditëve, duke më uruar shërim të shpejtë, mbështjetje dhe kurajo që këto ditë të vështira t’i kaloj sa më lehtë.

Ju uroj shërim të shpejtë të gjithë atyre që janë prekur me Covid-19, ndërsa ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre në betejën kundër këtij virusi.

Keni kujdes miq të nderuar, mbani maskën, distancën dhe pastërtinë, sepse vetëm kështu do t’i mbroni të afërmit tuaj dhe së bashku do t’i japim fund pandemisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori