LAJMI I FUNDIT:

Është treguar që njerëzit të cilët kanë qen jetojnë më gjatë: Si kanakarë shtëpiakë i kontribuojnë shëndetit tuaj!

Është treguar që njerëzit të cilët kanë qen jetojnë më gjatë: Si kanakarë shtëpiakë i kontribuojnë shëndetit tuaj!

Të gjithë e dimë për thënien që qeni është miku më i mirë i njeriut

Ky konstatim ka marrë edhe një konfirmim, transmeton Telegrafi.

Në të vërtet, hulumtuesit kanë analizuar të dhënat nga dhjetë studime të tjera shkencore në të cilat kanë marrë pjesë afër katër milionë njerëz dhe kanë gjetur lidhjen ndërmjet qenit dhe rrezikut më të vogël nga sëmundjet kardiovaskulare.


Madje edhe ata pronarë të kanakarëve shtëpiakë të cilët kanë luftuar me këto sëmundje të këqija kanë pasur jetë më të gjatë.

Një ndër faktorët për imunitet më të madh te pronarët e qenve është aktiviteti më i madh fizik.

Pronarët e qenve shpesh shëtisin madje së paku dy herë në ditë, më së shpeshti në mëngjes dhe në mbrëmje, por ndonjëherë edhe vrapojnë bashkë me kanakarët e tyre shtëpiakë.

Faktori i dytë i cili është i lidhur me të parin është më shumë kohë të kaluara në ajër të pastër.

Faktori i tretë është i natyrës psikologjike, ndërsa ai është fakti që qentë si miq tanë besnikë gjithmonë janë pranë nesh, andaj edhe zvogëlojnë stresin dhe ndjenjën e vetmisë e të depresionit. /Telegrafi/