LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Skender Hyseni po iu prinë projekteve të Thaçit me Vuçiqin

Pacolli: Skender Hyseni po iu prinë projekteve të Thaçit me Vuçiqin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në seancën e sotme ka thënë se mocion mosbesimit meriton të ngritët për një grup ilegal dhe jolegjitim që e ka gjunjëzuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Ajo po ashtu tha se kjo qeveri pa strategji pa kushte dhe pa konsesnus u ul në tavolinën e bisedimeve me palën serbe.


“Mocion i mosbesimi në fakt Meriton një grup ilegal dhe jolegjitim i cili e gjunjëzoi Kosovën në arenën ndërkombëtare, mocion mosbesimi për ata që i premtojnë Serbisë pezullimin e politikës së jashtme në arenën ndërkombëtare, mocion mosbesimi për ata që e dërgojnë emrin e Republikës së Kosovës padrejtësisht në dialog me Serbisë pa përgatitje, pa strategji dhe pa parime, pa miratimin e Kuvendit, për listë të kërkesave ndaj Serbisë dhe pa parime dhe kushte e pa konsensus të brendshëm zotëri Hoti pranoi të ulet në tavolinën e bisedimeve. Mos besim për ata që deklaron atë se i bindet Kushtetutës e hoqi dorë nga sovraniteti dhe shfuqizoi vendimet që vendoset masat e reciprocitetet me Serbinë. Për ata që i shkaktuan vendit dëm të pariparueshëm politik e kushtetues dhe braktisën pa asnjë mbrojtje prodhuesit vendor”, tha ajo.

Ajo i pati disa fjalë edhe për koordinatorin e Kosovës në dialogun me Serbinë, Skender Hyseni.

“Ky ose po ngopë për egon e tij me udhëtimet e takime boshe ose po i bënë freskë projekteve të Thaçit me Vuçiqin që të mos iu kalben. Kush i raporton Kuvendit kur ne kemi nevojë për informata lidhur me përmbajtjen e bisedimeve apo duhet të presim që koordinatori t’i raportojë Thaçi e pastaj Thaçi nëse gjen pak kohë ta informoj zotëri Hotin e zotëri Hoti në fund të vijë dhe në kuvend dhe si loja telefoni i prishur të raportoj në Kuvend, sepse ne deputetët nuk kemi punë me koordinatorët ose Skënderi është kaq është i zoti atëherë pse nuk është ministër”, tha ajo./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori