LAJMI I FUNDIT:

U akuzua se po e mohon ekzistencën e COVID-19, reagon Remzie Osmani: Nuk jam aq mendjelehtë sa të mohoj sprovën globale

U akuzua se po e mohon ekzistencën e COVID-19, reagon Remzie Osmani: Nuk jam aq mendjelehtë sa të mohoj sprovën globale
Foto: Remzie Osmani/Instagram

Ka tash e sa kohë që këngëtarët e Kosovës bëjnë bujë në media me deklaratat e tyre lidhur me virusin COVID-19.

Labinot Tahiri e Ramadan Krasniqi deklaruan publikisht se nuk besojnë në virus, duke e quajtur pandeminë globale si diçka të orkestruar.


E krejt ky mllef po mendohet të burojë nga fakti se ata po përjetojnë një verë pa koncerte, dasma e ahengje muzikore, nga ku edhe sigurojnë të ardhurat e tyre të jetesës.

E në këtë “lojë” me ose pa dashje u fut edhe Remzie Osmani, e cila është përfolur në një status të gazetarit Berat Buzhala kinse edhe ajo ka mohuar ekzistencën e virusit.

Foto: Remzie Osmani/Instagram

Lidhur me këtë, ajo bëri një reagim publik në rrjetet sociale, duke e quajtur shpifje një “informatë” të tillë dhe duke thënë se ka besim në ekzistencën e coronavirusit dhe se ndjehet mirënjohëse për punën e palodhur që mantel-bardhët po bëjnë.

Ky është statusi i saj i plotë (pa ndërhyrje):

“REAGIM!

Të mençurit na kanë mësuar që të mos hymë në debate me përgojues, sepsa ata kanë aftësinë të na ulin në nivelin e tyre dhe të na mundin me përvojën e tyre.
Por kesaj here më duhet të reagoj!

Berat Buzhala paska hedhur nje status kinse unë paskam thënë se nuk ka Covid-19. Pa lejuar vetën të bie në atë nivel, vetëm një sqarim për njerëzit e mirë, miqtë e mi, adhuruesit e artit tim. Unë nuk jam aq mendjelehtë sa ta mohoj sprovën globale që Zoti na e ka dërguar, ndoshta si mesazh për njerzimin që të bëhemi më të mirë dhe më solidar, dhe e dyta, unë nuk jam aq e pashpirtë sa të mundohem të përfitoj materialisht (siç bën zotriu me shpifje e lajme të rreme vetëm për të mbledhur ndonjë cent nga klikimet) në këtë kohë kur jeta dhe vdekja e secilit nga ne ndahet nga një fije peri.
Miq të mi, infektologët, epidemiologët, profesionistët shëndetsor janë vëllezërit, motrat dhe prindërit tanë, ata po mundohen me shpirtë për shëndetin dhe jetën tonë, ti zbatojmë me përpikmëri këshillat dhe rekomandimet e tyre.

Uroj sherim te shpejte te prekurve nga ky virus!

Shumë dashni dhe dritë për ju
Remzie Osmani”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori