LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Vijat e kuqe kanë ekzistuar për koalicione, jo për mocione mosbesimi

Selimi: Vijat e kuqe kanë ekzistuar për koalicione, jo për mocione mosbesimi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka folur për inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Selimi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se vijat e kuqe nuk kanë ekzistuar kur në pyetje kanë qenë mocionet e mosbesimit.

“Vijat e kuqe kanë ekzistuar kur është bërë fjalë për koalicione”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se edhe në të kaluarën ata kanë mbështetur mocione mosbesimi pavarësisht se nuk janë përputhur politikisht duke aluduar në mbështetjen që i kishte dhënë LVV mocionit të filluar nga NISMA për rrëzimin e qeverisë së Isa Mustafës.

Selimi thotë se edhe numri i madh i të vdekurve është një arsye më shumë për rrëzimin e kësaj qeverie.

“Qeveria Kurti arriti jo vetëm ta menaxhoj suksesshëm pandeminë por edhe arriti ta sjellë deri në zero raste numrin e të prekurve me COVID-19. Sot në zero jo që nuk po mund të kthehet numri i të prekurve me COVID-19 por edhe numri i të vdekurve nuk po arrihet të kthehet në zero”.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje thotë se në kohën e qeverisjes së LVV-së nuk u mbyll vetëm Kosova por edhe shtetet e rajonit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Kalo në kategori