Panxhari i kuq, minierë ari e shëndetit: Forcon zemrën, ndihmon mëlçinë…
Mëlçia juaj bën punë të vështirë të pastrimit të gjakut dhe nxjerrjes së helmeve nga trupi. Mund t’ia lehtësoni punën duke ngrënë
Gëzim Humolli
Trajner i fitnesit
tel. 045 953 110
Panxhari i kuq është perime e pasur me materie të pasura ushqyese esenciale siç janë: vitamina B, hekuri, seleni, jodi, fosfori, bakri, magnezi dhe kaliumi.
Panxhari i kuq është minierë ari e shëndetit dhe ju jep nutrienët, të cilët nuk mund t’i merrni nga artikujt e tjerë.
Është me kalori të ulët dhe i lehtë për t’u tretur, ndërkaq ngjyrën e vet të errët specifike e ka për shkak të pigmenteve të kuqe të betacianineve, grupit të antioksidantëve të fuqishëm, të cilët pengojnë shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme degjeneruese.
Ndërkohë që panxhari përmban sheqer më shumë se çdo perime tjetër në tryezë, ata janë më të ulët në kalori, yndyrë dhe kolesterol.
Në vazhdim lexoni disa gjëra të cilat i ndodhin trupit tuaj kur hani panxhar të kuq.
Panxhari i kuq si ilaç
Panxhari i kuq është përplot materie ushqyese të cilat mbrojnë organizmin nga shfaqja e sëmundjeve të ndryshme.
Është burim i shkëlqyeshëm i energjisë, mbron nga plakja e hershme dhe në përgjithësi ndikon në punën më të mirë të organizmit.
Edhe pse është e vështirë të theksohen të gjitha cilësitë shëruese të tij, disa që po i japim në vazhdim janë krejtësisht të mjaftueshme që të vendosni ta konsumoni rregullisht këtë perime dimërore:
▪ Është burim i shkëlqyeshëm i thartirës folike dhe është e sigurt për fëmijët dhe u rekomandohet shtatzënave për shkak se mund të pengojnë shumë sëmundje te të sapolindurit.
▪ Tashmë me vite të tëra panxhari përdoret si ilaç kundër anemisë.
▪ Përmban sasi të mjaftueshme të hekurit për përmirësimin e pasqyrës së gjakut dhe pastrimin e organizmit nga helmet.
▪ Me veprimin e vet në elasticitetin e arterieve, panxhari pengon shfaqjen e zgjerimit të enëve.
▪ Falë fibrave, të cilat i përmban, panxhari i kuq mund të ulë kolesterinën në gjak edhe deri në 40%.
▪ Vepron në detoksikimin e organizmit për shkak se nxit punën e mëlçisë dhe normalizimin e tretjes.
▪ Lëngu i panxharit të kuq është ilaç i shkëlqyeshëm për veshkat, artritin dhe fshikëzën e tëmthit, ndërkaq në kombinim me karotën efektiviteti është dyfish më i lartë.
Presioni i gjakut përmirësohet
Panxhari është i pasur me nitrate të cilat trupi i shndërron në oksid azoti i cili liron dhe zgjeron enët e gjakut. Kjo do të thotë qarkullim më i mirë dhe presion më i ulët i gjakut.
Rreziku nga sëmundjet e zemrës zvogëlohet
Panxhari është i pasur me alkaloidin bimor betain, si edhe me vitaminën B12, që bashkërisht ulin nivelin e homocisteinës në gjak, niveli i lartë i së cilës rrit rrezikun e dëmtimit të arterieve dhe të sëmundjeve të zemrës.
Truri punon më mirë
Oksidi i azotit liron dhe zgjeron enët e gjakut gjë që rrit qarkullimin e gjakut në tru dhe çon deri te funksionimi më i mirë i trurit.
Aftësia jonë për gjenerimin e oksidit të azotit zvogëlohet duke u plakur bashkë me aktivitetin e neuroneve. Mirëpo, mund të ruani funksionet normale të trurit me ndihmën e panxharit.
Në studimin e vitit 2010, pjesëmarrësit kanë marrë ushqim i cili ka përfshirë edhe lëngun e panxharit. Rezultatet kanë treguar që është përmirësuar qarkullimi i gjakut në lobin frontal të trurit i cili ka funksionin e fokusimit, organizimit dhe kujdesit.
Mëlçia do të jetë më e shëndetshme
Mëlçia juaj bën punën e vështirë të pastrimit të gjakut dhe nxjerrjes të helmeve nga trupi. Mund t’ia lehtësoni punën duke ngrënë panxhar.
Hulumtimet tregojnë që betaina, aminothartira që gjendet në panxhar, mund të pengojë dhe zvogëlojë grumbullimin e yndyrës në mëlçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje