Profesori i famshëm amerikan që ka parashikuar saktësisht fituesit e zgjedhjeve presidenciale që nga viti 1984, ka nxjerrë verdiktin e tij për vitin 2020: Joe Biden do ta mposhtë presidentin, Donald Trump.
Profesori i Universitetit Amerikan, Allan Lichtman përdor një sistem që i jep rezultatin se kush do të fitojë Shtëpinë e Bardhë. Në vitin 2016, Lichtman ishte një nga ata të paktët parashikues që thanë se Trumpi do të ishte presidenti i ardhshëm – gjithashtu parashikoi se Trumpit do t’i ngritej “impeachment”. Tani parashikon një fitore të Bidenit në nëntor, shkruan thenewyorktimes.
“Sistemi parashikon humbjen e Trumpit”, thotë Lichtman. Ai garën për zgjedhjet e reja presidenciale e sheh të ngushtë dhe vëren se ka faktorë të jashtëzakonshëm që mund të ndryshojnë ende rezultatin. 13 pikat kyç në sistemin e tij përfshijnë faktorë të tillë si shifrat ekonomike afatgjata dhe afatshkurtra, trazirat sociale dhe skandalet, si dhe karizma personale e kandidatëve.
Sipas sistemit të Lichtmanit, shtatë nga 13 pikat kyçe favorizojnë Bidenin dhe gjashtë prej tyre, Trumpin, duke i dhënë kandidatit demokrat përparësi të vogël, transmeton Telegrafi.
Lichtman tregon pikat kyçe të Trumpit. Ai është president në detyrë, ai nuk përballet me ndonjë sfidë serioze të palës së tretë. Ai ka bërë ndryshime të mëdha të politikave dhe ka shmangur çdo dështim të rëndësishëm ushtarak jashtë vendit dhe po kandidon kundër një njeriu, të cilin Lichtman e konsideron një “sfidues jokarizmatik”.
Por Lichtman e sheh Bidenin të ketë avantazh, veçanërisht në dritën e pandemisë së coronavirusit dhe lëvizjes kombëtare të protestave kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit sistematik. Trazirat shoqërore, kolapsi aktual ekonomik dhe humbja e luftës me pandeminë shkon në dobi të Bidenit, thotë Lichtman.
Vala e vazhdueshme e skandaleve gjatë presidencës së Trumpit – përfshirë impeachmentin – gjithashtu e bëjnë më të mundshme mbizotërimin e Bidenit në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Një tjetër avantazh për Bidenin, në analizën e tij, është se demokratët fituan në zgjedhjet e vitit 2018, kur fituan sërish Dhomën e Përfaqësuesve. Dhe Lichtman nuk e llogaritë Trumpin si president “karizmatik”, duke argumentuar se tërheq një bazë të ngushtë votuesve – gjë që i jep një tjetër pikë Bidenit.
Lichtman thotë se ka forca të tjera që mund të ndikojnë në zgjedhjet e 46-ta presidenciale të SHBA-ve, konkretisht votuesit e pavendosur dhe ndërhyrja ruse në zgjedhje.
Ndryshe, zgjedhjet për presidentin e ri të SHBA-ve do të mbahen më 3 nëntor të këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Trump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump e konfirmon, një takim me Putinin po organizohet
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
E ardhmja e Sirisë e paqartë, a do të jetë infrastruktura çelësi për stabilitetin e saj?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025