LAJMI I FUNDIT:

Historiani i njohur që parashikoi fitoren e Trumpit, ka një befasi tjetër

Historiani i njohur që parashikoi fitoren e Trumpit, ka një befasi tjetër

Historiani i njohur Allan Lichtman ka qenë një ndër të paktët që besuan se Trump do të fitonte.

Profesori i Universitetit Amerikan në Merilend deklaroi muaj më parë se Trump do të fitonte, madje bindshëm, duke argumentuar deklaratën e tij.


Por tani ai ka një tjetër parashikim, që ndoshta Trumpit nuk do t’i pëlqejë”.

“Me Trump do të ndodhë patjetër impeachment, do të shkarkohet. Trump do të japë shkaqe për të kërkuar procedurën e impreachment. Do të bëjë diçka që të vërë në rrezik sigurinë kombëtare. Ose ndoshta do të bëjë ndonjë veprim që do ta favorizojë ekonomikisht”, deklaron Lichtman.

Lichtman shton se Trump është “i pakontrollueshëm dhe i paparashikueshëm” , transmeton tema.

“Do të preferoja shkarkimin e Trump dhe vendosjen e Pence president. Ai është më i qetë dhe më i kontrolluar”, thotë Lichtman.