LAJMI I FUNDIT:

Los Angelesi do t’ua ndal ujin dhe energjinë elektrike pronarëve që organizojnë ndeja në kohë pandemie

Los Angelesi do t’ua ndal ujin dhe energjinë elektrike pronarëve që organizojnë ndeja në kohë pandemie

Kryetari i Komunës së Los Angelesit, Eric Garcetti ka paralajmëruar banorët e këtij qyteti se do të ketë dënime të rënda nëse shkelin masat dhe organizojnë festa të mëdha gjatë pandemisë së coronavirusit.

Garcetti vendosi të bëjë një veprim të tillë pasi numri i të infektuarve filloi të rritet ndjeshëm për shkak të organizimit të festave të shumta në shtëpi, raporton Los Angeles Times.


I pari i qytetit pohoi se furnizimi me energji elektrike dhe ujë do t’iu pezullohet pronave që do të shkelin masat e paraqitura kundër pandemisë COVID-19, transmeton Telegrafi.

Tashmë shumica e festave po organizohen në Calabasas dhe Hollywood Hills, ku një e tillë përfundoi me shkrepje të armëve dhe intervenimin e policisë.

“Pas mbylljes së bareve dhe klubeve të natës, këto festa po organizohen në shtëpi të mëdha dhe janë shndërruar në klube të natës”, tha Garcetti.

Në kundërshtim me masat ndaj COVID-19: Ndeja përfundoi pas plagosjes së tre personave me armë zjarri në Los Angeles
Lexo po ashtu Në kundërshtim me masat ndaj COVID-19: Ndeja përfundoi pas plagosjes së tre personave me armë zjarri në Los Angeles

Ndryshe, nëse policia konstaton se kjo është shkelje e masave, ata do të kontaktojnë shërbimet kompetente dhe do të lënë njerëz të papërgjegjshëm pa energji elektrike dhe ujë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori