LAJMI I FUNDIT:

Anulohet Testi i Arritshmërisë  

Anulohet Testi i Arritshmërisë  
Foto: Arkiv

Në vazhdën e masave për luftimin dhe parandalimin e COVID-19, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim që të anulohet Testi i Arritshmërisë për klasat e 9-ta për vitin shkollor 2019/2020.

Në njoftimin për media thuhet se vendimi është marrë pas situatës së krijuar me shtimin e rasteve të të infektuarve dhe në përputhje me rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe Qeverisë së Kosovës për respektimin e masave mbrojtëse.

“Për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të për vitin shkollor 2020/2021, MASh ka përcaktuar kushtet, kriteret dhe afatet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/