LAJMI I FUNDIT:

KRU “Prishtina” bën thirrje për pagesën e faturave

KRU “Prishtina” bën thirrje për pagesën e faturave

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” thotë se qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, ndërsa ka kërkuar nga konsumatorët të bëjnë pagesën e faturave në mënyrë që ofrimi i shërbimeve të jetë cilësor.

KRU “Prishtina” thekson se për të përmbushur misionin e tyre me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësorë, kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi.

“Në mënyrë që të ju ofrohet ky shërbim cilësor, kërkohet nga ju që, të përmbushni obligimin tuaj ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit. Paguani faturat e ujit, mos lejo grumbullimin e borxhit!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/