Në Maqedoninë e Veriut bie numri i nxënësve, por rritet ai i mësimdhënësve
Numri nxënësve në shkollat fillore dhe ato të mesme, por edhe numri i studentëve në Maqedoninë e Veriut, ka shënuar rënie drastike gjatë dekadës së fundit. Kështu thuhet në të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, ku theksohet se përkundër rënies së numrit të nxënësve, është rritur numri i punonjësve në sistemin e arsimit.
Në publikimin e titulluar “Maqedonia në numra”, thuhet se gjatë dhjetë vjetëve të fundit, numri i nxënësve në shkollat fillore ka pësuar ulje prej 30 mijë nxënës, ndërkaq Maqedonia e Veriut ka edhe 22 mijë nxënës më pak që shkollat e mesme.
Edhe numri i studentëve gjatë dekadës së fundit është ulur për dhjetë mijë.
Por, në shkollat fillore, tani ka 2,331 mësues më shumë si dhe 877 profesorë më shumë shkollat e mesme. Ndërkaq, 919profesorë janë të angazhuar në fakultete.
Ish-drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Donco Gerasimovski, thotë për Radion Evropa e Lirë se në zvogëlimin e numrit të nxënësve kanë ndikuar dy faktorë: migrimi dhe ulja e natalitetit.
“Përsa i përket uljes së numrit të nxënësve, këtu hise ka ulja e natalitetit. Kjo është arsyeja e parë. E dyta, fakt është se për çdo vit kemi familje të tëra që shpërngulen nga shteti. Ne nuk e dimë saktë sa është numri, për shkak se nuk kemi realizuar regjistrimin e popullsisë. Por, nëse analizohen numrat, numri i nxënësve të regjistruar në fillim të vitit nuk përkon me numrin e nxënësve në fund të vitit shkollor. Pra, dallimi është më shumë se dy mijë nxënës në vit. Ku shkojnë këta nxënës? Sigurisht nuk janë avulluar, por ata janë shpërngulur jashtë vendit”, thotë Gerasimovski.
Organizatat që në fokus kanë të drejtat e të rinjve, thonë se qytetarët që po largohen nga Maqedonia e Veriut, më nuk po e bëjnë këtë për arsye ekonomike, por për cilësinë e standardit jetësor, ku sipas tyre, cilësia e arsimit dhe e shërbimeve shëndetësore, janë faktorë kyçë.
Nga Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut theksojnë se rritja e numrit të mësimdhënësve në shkollat fillore dhe ato të mesme, është si rrjedhojë e reformave dhe qasjes së re në mësimdhënie, aplikimit të lëndëve të reja në programin arsimor, me qëllim që të ketë cilësi më të mirë në arsim.
Nga kjo ministri, po ashtu theksojë po ashtu se numri i mësimdhënësve është shtuar për shkak se një numër i tyre janë angazhuar në procesin mësimor të fëmijëve me nevoja të veçanta – të cilët janë futur në procesin e rregullt arsimor – gjë që ka imponuar edhe angazhimin e një kuadri profesional.
Në bazë të ndryshimeve ligjore, parashihet që të bëhet ulja e numrit të nxënësve nëpër klasa, gjë që pritet të rrisë edhe më shumë numrin e mësimdhënësve.
Por, edhe kundrejt reformave të shumta në sistemin arsimor, nxënësit e Maqedonisë së Veriut po shënojnë rezultate të ulëta në testimin ndërkombëtar, PISA.
Në bazë të rezultateve të publikuara nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), nxënësit në Maqedoninë e Veriut janë vlerësuar me 393 pikë për lexim, që është nën mesataren prej 487 pikëve.
Përderisa në lëndën e matematikës, nxënësit nga Maqedonia e Veriut janë notuar me 394 pikë dhe me 413 pikë për shkencat natyrore, që gjithashtu është nën mesataren e pikëve në këto dy kategori.
Ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Sulejman Rushiti, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndërhyrja e politikës në përzgjedhjen e kuadrit arsimor, ka ndikuar në uljen e cilësisë në arsim, pavarësisht se numri i mësimdhënësve është rritur.
Ish-ministri Rushiti gjithashtu thekson se duhet më shumë investim në ngritjen e një sistemi më të qëndrueshëm, ku kuadri arsimor, gjatë gjithë kohës do të mund të rikaulifikohej, në përputhje me trendet e kohës.
“Rënia e cilësisë në arsim, kryekëput është si rrjedhojë e partizimit gjatë procesit të përzgjedhjes së mësimdhënësve. Kjo është e para. E dyta, sigurisht se duhet investuar në trajnimin e përhershëm të mësimdhënësve që ata të mund t’u përgjigjen sfidave që janë shumë dinamike sepse arsimi duhet të jetë në hap me zhvillimin e shpejt të teknologjisë”, thotë Rushiti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?