LAJMI I FUNDIT:

Aktorët protestojnë para Komunës së Prishtinës, kërkojnë themelimin e Grupit Rezident të Aktorëve të Teatrit

Aktorët e Prishtinës protestojnë para objektit komunal në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Të martën, aktorët e Prishtinë kanë mbajtur një konferencë para objektit të Komunës së Prishtinës.

Ata kanë kërkuar që numri i të aktorëve të punësuar në Teatrin “Dodona” të rritet minimalisht në 10 ashtu siç ligji e kërkon, dhe jo vetëm në pesë ashtu siç operon tash e sa vite.


“Kërkesa jonë është e thjeshtë, bazuar në ligjin për teatër, i cili thotë specifikisht që teatri duhet të ketë minimum 10, gjë që komuna nuk e ka hapur konkursin dhe Teatri ‘Dodona’ funksionon vetëm me pesë aktorë që 20 vite dhe bën kryesisht shfaqje për fëmijë, nuk bën shfaqje profesionale ose shfaqje për të rritur”, ka thënë në një konferencë para objektit komunal përfaqësuesi i aktorëve të Ptrishtinës, Leuniti.

Aktorët e Prishtinës protestojnë para objektit komunal në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ai gjithashtu ceki se nëse një kërkesë e tillë nuk merret parasysh, atëherë aktorët do të shqyrtojnë mundësinë e realizimit të protestave para objektit të MF-së ose kryeministrisë.

“Mbas kësaj konference do të bëhet më e madhe, nëse kërkesat tona nuk realizohen, ne hapin tjetër do ta kemi protesta të pandalshme, qoftë para komunës, qofte para Ministrisë Financave ose para kryeministrisë. Pra ne nuk do të ndalemi deri në realizimin e kërkesave tona”, ka thënë tutje ai.

Aktorët e Prishtinës protestojnë para objektit komunal në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndërkohë, para gazetarëve foli edhe aktori i njohur Ilir Prapashtica, i cili e cilësoi këtë kërkesë të aktorëve si një e drejtë themelore, ndaj pret shqyrtimin e saj me seriozitet nga Komuna e Prishtinës.

Ilir Prapashtica (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Ato që i tha Leuniti, jemi ne përkrahës tjerë që do ta përkrahim deri në fund. Edhe e kërkojmë të drejtën tonë që na takon si aktor, me pas një vend pune është një e drejtë elementare, edhe me protestu, edhe tek e fundit me bo interpretime të ndryshme në mënyrë pozitive gjithmonë për të arrit qëllimin tonë. Duke pasur parasysh që të gjitha qytetet tjera kanë themeluar Grupin Rezident të aktorëve të Teatrit, vetëm Prishtina ka ngecur. Arsyen ku është nuk e dimë, janë disa thashetheme ku thuhet ‘se jo ministria kështu, jo ashtu’, por ne ato nuk na interesojnë aspak. Ne e kërkojmë të drejtën tonë dhe shpresojmë të realizohet”, ka thënë Prapashtica. /Telegrafi/

Aktorët e Prishtinës protestojnë para objektit komunal në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Aktorët e Prishtinës protestojnë para objektit komunal në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Magazina
Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta

Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta

Magazina
Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Magazina
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Magazina

"Për dashurinë e jetës sime" - mesazhi prekës i Ronaldos në fustanin që veshi Georgina Rodriguez

Magazina

"Fenomen me 70 mijë ndjekës në Instagram" - përplasje e ashpër mes Donaldit dhe Ronaldos për finalistët e BBVA

Magazina
Kalo në kategori