LAJMI I FUNDIT:

KEDS po punon me intensitet të shtuar në projektet investive në shumë lagje të Prishtinës

KEDS po punon me intensitet të shtuar në projektet investive në shumë lagje të Prishtinës

KEDS ka filluar me intensitet të lartë  implementimin e projekteve investive në kryeqytet.  Mbi 800 punëtorët e angazhuar në këto projekte janë duke zhvilluar punimet anekënd Prishtinës. Në Bregun e Diellit, sikurse në lagjen Qafa dhe Pejton është duke u bërë rehabilitimi i rrjetit energjetik. Vetëm në Bregun e Diellit përfshihen 30 transformatorë, prej nga do të  marrin shërbime shumë  më  kualitative mbi 4500 konsumatorë  të  kësaj lagje. Për më  tepër, ata do të kenë edhe linja alternative të furnizimit, që nënkupton se në rast të ndonjë defekti apo intervenimi në rrjet, furnizimi i tyre do të kalojë menjëherë në linjën tjetër.

Përmes këtyre investimeve, Bregut të Diellit sikurse edhe shume lagjeve të Prishtinës, po i bëhet zgjidhje afatgjate në rrjetin e energjisë elektrike.


Këto projekte investive po bëhen në kuadër të mega projektit të KEDS për Prishtinën ku po investohen 17 milionë euro, që përfshijnë 90 për qind të rrjetit të tensionit të mesëm prej nga do të përfitojnë mbi 90 mijë konsumatorë. Pos linjave alternative, do të dyfishohen edhe kapacitetet e linjave nga 10 kV në  20 kV, të  cilat do të eliminojnë  mbingarkesat. Të njëjtën kohë do të eliminohen shtyllat, pasi pjesa dërrmuese e rrjetit do të vendoset nën tokë përmes kanaleve kabllovike.

Gjatë zëvendësimit të transformatorëve, siç po bëhet sot në një pjesë të Bregut të Diellit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për konsumatorët që janë në daljen përkatëse, pasi nuk mund të punohet nën tension. KEDS po bën maksimumin që ato ndalesa të jenë sa më të rralla. Por, procesi i zëvendësimit merr kohë gjatë gjithë ditës. /Telegrafi/.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori