LAJMI I FUNDIT:

Themeluesi i TikTok: SHBA po synon shkatërrimin e aplikacionit

Themeluesi i TikTok: SHBA po synon shkatërrimin e aplikacionit

Themeluesi i TikTok, Zhang Yiming, u ka thënë stafit se shitja e detyruar e aplikacionit të videove virale tek një kompani amerikane është duke u diskutuar sepse qëllimi i SHBA-ve është “ndalimi” i aplikacionit.

Në një letër drejtuar punonjësve, Zhang thoshte se shitja ishte pjesë e procesit ligjor dhe se kompania nuk kishte mundësi tjetër përveç se t’i përmbahej ligjit.


Zhang u tha punonjësve se “mjedisi kompleks” aktual paraqet sfida për kompaninë, por që “kolegët kanë punuar jashtë orarit” dhe “shumë të tjerë janë në gatishmëri 24 orë në ditë dhe janë thirrur të punojnë gjatë orëve të natës” për të provuar zgjidhjen e konfliktit.

“Në vende, të tilla si Shtetet e Bashkuara, në mjedisin aktual disa politikanë kanë sulmuar me forcë Kinën, dhe nga ana tjetër, kompanitë kineze, duke e bërë të vështirë të ketë një diskutim të mirë-menduar dhe me nuanca për situatën komplekse”, vazhdoi ai.

TikTok aktualisht është vendosur të blihet nga Microsoft-i nga kompania mëmë e saj Bytedance, të cilën e themeloi Zhang, deri më 15 shtator. Nëse marrëveshja për shitje nuk mund të bëhet, ajo do të ndalohet në Shtetet e Bashkuara, tha zoti Trump.