LAJMI I FUNDIT:

Pas infermierëve, edhe policët me kërkesa urgjente për krerët e shtetit

Pas infermierëve, edhe policët me kërkesa urgjente për krerët e shtetit
Foto: Ilustrim

Pas protestës së mbajtur nga infermierët e Kosovës, me kërkesa urgjente për krerët e shtetit kanë dalë edhe Policia e Kosovës.

Përmes një komunikate për medie, Sindikata e Policisë së Kosovës bëri të ditur se i ka dërguar sot një kërkesë urgjente zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovë, Besnik Tahiri, ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, si dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, që të rishikohen edhe njëherë kërkesa e policisë, të cilat edhe pse është premtuar se do të realizohen, nuk janë realizuar.

“Ngritja e pagës për punonjësit e Policisë së Kosovës (të gjitha kategoritë), pagesë për shujtën (ushqimore), pagesa e ndërrimit të natës në mënyrë të dinjitetshme, pako emergjente gjatë kësaj kohe sikurse për punonjësit e shëndetësisë, orët shtesë nuk paguhen me rregull”, janë kërkesa që kjo Sindikatë u ka dërguar sot tre krerëve të institucioneve.


Siç thuhet në njoftim, “Sindikata e Policisë së Kosovës që nga fillimi është përkushtuar për mirëqenien e anëtarëve të PK- ës, dhe atë duke kërkuar që të ngritet mirëqenia dhe dinjiteti i policit”.

“Edhe pse kishte mirëkuptim në disa raste për mos të thënë pak, ne nuk jemi ndal në asnjë kohë. Qeveritë e kaluara kanë bërë diçka, por jo thelbësisht në shumë kërkesa tona sikur ishin; sigurimin shëndetësor dhe aksidental, mosrealizimi i kontratës kolektive që ngërthen në vete edhe shumë benefite për Policinë e Kosovës, pensionimi i parakohshëm etj.”, thuhet në letrën e Sindikatës.

Sindikata i përkujton udhëheqësit e institucioneve se ata janë në dijeni për rreziqet që Policia e Kosovës ka pas dhe vazhdon të ketë, dhe atë në çdo kohë dhe në çdo situatë që ka kaluar dhe po kalon vendi jonë.

“Ne, kemi kërkuar sigurimin shëndetësor që një kohë dhe atë me projekte konkrete, kemi kërkuar edhe pensionimin e parakohshëm, por as ky projekt nuk është realizuar edhe përkundër premtimeve boshe. Kemi kërkuar rritje page dhe as kjo nuk është realizuar, kemi kërkuar shujtë ushqimore dhe kërkesa tjera, por pa rezultat. Tashmë jeni në dijeni për situatën që pa kalon vendi që nga Marsi i këtij viti (2020) pas paraqitjes së Pandemisë, Policia e Kosovës nuk është ndal asnjë minut deri tani, dhe atë me orar dymbëdhjetë (12) orësh, me rrezik permanent për shëndetin e tyre, gjë të cilën veç tashmë kemi filluar edhe të ndjejmë ne dhe familjet tona. As këtu s’kemi përkrahje edhe përkundër pakos prej 300 eurosh që marrin punonjësit e shëndetësisë ajo nuk është për pjesëtarët e policisë së Kosovës. Kemi kërkuar pagesën e udhëtimit, sepse kemi udhëtuar gjatë, kemi kërkuar pagesën e një shujte për ushqim dhe përpos premtimeve që do paguajnë akoma pa gjë konkrete”, thuhet në kërkesën e SP.

Në fund të letrës, kërkohet që kërkesat të rishikohen pasi janë domosdoshme për mirëqenien e familjes, ndërkaq thuhet se pakënaqësitë janë të mëdha te zyrtarët policor, dhe natyrisht që nuk do përjashtohet asnjë veprim në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

Lajme
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Siguri
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Politikë
Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Lajme
Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?

Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?

Lajme
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lajme
Kalo në kategori