Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka dhënë sqarime për shkarkimin e bordeve të përkohshme të katër ndërmarrjeve publike.
Në njoftimin e MEA-së, thuhet se shkarkimi i këtyre bordeve ka ardhur si pasojë e mos respektimit të rekomandimit dhe kërkesës nga aksionari Qeveria e Kosovës, që ka kompetencë ekskluzive për ushtrimin e të drejtave të aksionarit në Ndërmarrjet Publike Qendrore, duke u mbështetur në Ligjin Nr.03/L-087 për Ndërmarrje Publike dhe Ligjin për Shoqëri Tregtare.
“Gjithashtu, pasi bordet e përkohshme emërohen, kanë mandat të shkurtë (6-mujor) dhe nuk përzgjidhen me konkurs, ato nuk mund t’i përshtaten objektivave afatgjate të ndërmarrjes duke rekrutuar pozita të rregullta afatgjata të menaxhmentit në ndërmarrjet publike ku veprojnë, siç është tentuar të bëhet.
Pas këtij rekomandimi dhe kërkese, ministri Kuçi u ka dërguar menjëherë Ndërmarrjeve Publike Qendrore kërkesë që të pezullojnë përkohësisht këto procedura të rekrutimit, deri në fillim të zbatimit të marrëveshjes me Ambasadën Britanike.Kjo kërkesë e ministrit është injoruar totalisht që të zbatohet, madje jo vetëm njëherë”, thuhet në njoftimin e MEA-së.
Njoftimi i plotë:
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të mbajtur të martën më 3 gusht 2020, ka shkarkuar bordet e përkohshme të katër ndërmarrjeve publike: Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), KRU “Prishtina”, Ndërmarrjes Publike Qendrore NPH “Ibër-Lepenc” dhe KRU “Hidroregjioni Jugor”.
Shkarkimi i bordeve të këtyre ndërmarrjeve ka ardhur si pasojë e mos respektimit të rekomandimit dhe kërkesës nga aksionari Qeveria e Kosovës, që ka kompetencë ekskluzive për ushtrimin e të drejtave të aksionarit në Ndërmarrjet Publike Qendrore, duke u mbështetur në Ligjin Nr.03/L-087 për Ndërmarrje Publike dhe Ligjin për Shoqëri Tregtare.
Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, e cila ka përgjegjësi të përfaqësimit të aksionarit në këto ndërmarrje publike, e ka brenda saj Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike.
Kjo njësi i ka dërguar rekomandim dhe kërkesë ministrit Blerim Kuçi për pezullimin e procedurave të rekrutimit të pozitave të larta në ndërmarrjet publike. Arsyeja e kërkesës për pezullimin ishte që duhet pritur deri në fillimin e zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar me Ambasadën Britanike, për asistencë në përzgjedhje meritore të pozitave të larta dhe udhëheqëse në Ndërmarrje Publike Qendrore dhe Agjencione Qeveritare.
Gjithashtu, pasi bordet e përkohshme emërohen, kanë mandat të shkurtë (6-mujor) dhe nuk përzgjidhen me konkurs, ato nuk mund t’i përshtaten objektivave afatgjate të ndërmarrjes duke rekrutuar pozita të rregullta afatgjata të menaxhmentit në ndërmarrjet publike ku veprojnë, siç është tentuar të bëhet.
Pas këtij rekomandimi dhe kërkese, ministri Kuçi u ka dërguar menjëherë Ndërmarrjeve Publike Qendrore kërkesë që të pezullojnë përkohësisht këto procedura të rekrutimit, deri në fillim të zbatimit të marrëveshjes me Ambasadën Britanike.
Kjo kërkesë e ministrit është injoruar totalisht që të zbatohet, madje jo vetëm njëherë.
Të katër bordet e përkohshme të ndërmarrjeve publike: Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), KRU “Prishtinës”, Ndërmarrjes Publike Qendrore NPH “Ibër-Lepenc” dhe KRU “Hidroregjioni Jugor”, që tashmë janë shkarkuar nga Qeveria e Kosovës, përkundër kërkesës së ministrit Blerim Kuçi kanë vazhduar procedurat e rekrutimit të zyrtarëve të lartë.
Në këtë pikë, për shkak të mospezullimit të procedurave sipas kërkesës së aksionarit, ka ardhur shkarkimi i këtyre bordeve të përkohshme dhe zëvendësimi me anëtarë të rinj të përkohshëm të bordeve të katër ndërmarrjeve publike qendrore.
Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit është e përkushtuar në zbatimin e marrëveshjeve me organizatat jo-qeveritare dhe ambasadat, që pozitat udhëheqëse në ndërmarrje publike dhe bordet e këtyre ndërmarrjeve të jenë profesionale dhe meritorë.
Ministri Blerim Kuçi fton të gjitha organizatat jo-qeveritare, organizatat ndërkombëtare, ambasadat dhe mediat të jenë mbikëqyrës të përzgjedhjes së bordeve të rregullta dhe pozitave drejtuese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BQK miraton Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara
Rizvanolli në Davos: Deri në vitin 2031 synojmë të ulim emetimin e gazrave serrë për 30% dhe të rrisim për 25% energjinë e ripërtërishme
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar