LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskryeministri Selmanaj infektohet me coronavirus

Zëvendëskryeministri Selmanaj infektohet me coronavirus

Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Selmanaj ka thënë se sipas specialistëve shëndetësorë ai është a-simptomatik.

“Dje e kam bërë testin për COVID-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme. Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia”, ka shkruar Selmanaj.


Avdullah Hoti rezulton pozitiv me COVID-19
Lexo po ashtu Avdullah Hoti rezulton pozitiv me COVID-19

Ndryshe, të dielën kryeministri Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook, informoi qytetarët se ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Hoti tha se përveç një kolle të lehtë nuk ka simptoma tjera dhe se do të qëndroj në izolim për dy javë./Telegrafi/