Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) shpreh shqetësimet e saj për mos reagimet dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme lidhur me zgjidhjen e çështjeve që janë në kompetencë të këtij dikasteri.
“Jemi dëshmitarë të faktit se Kosova si shtet, për dallim nga vendet e rajonit trajtohet në mënyrë më diskriminuese, gjë e cila duhet të trajtohet nga Institucionet e vendit dhe të rritet presioni për zgjidhjen e problemeve që shfaqen si rezultat i kësaj.
OAK tash e disa vite ka evidentuar shumë barriera me të cilat ballafaqohemi ne si Shtet e të cilat do të duhej të diskutohen me shtetet e tjera në mënyrë që të arrihet tejkalimi i tyre, disa nga të cilat kanë të bëjnë me:
• Pamundësia e ekzekutimit të pagesave, ku nga Kosova nuk pranohet pagesa edhe pse kemi master dhe visa card;
• Pamundësia e inkasimit të të hyrave nga Facebook, duke bërë që bizneset të hapin llogari jashtë vendit në mënyrë që të iu mundësohet bizneseve inkasimi nga marketingu;
• Problemet e bizneseve dhe qytetarëve me pagesat jashtë vendit;
• Mungesa e listimit të Kosovës në vendet e tjera, në momentet që bëhen blerjet dhe individet apo bizneset dëshirojnë që të pajisen me fatura, Kosova nuk figuron fare në listë, gjë që e pamudnësohen marrjen e faturës
• Mosnjohja e Kosovës nga Google
• Emri i qyteteve në Google Maps të figuronë vetëm në gjuhën shqipe (një pjesë është në gjuhën shqipe dhe një pjesë vetëm në gjuhën serbe);
• Gjithashtu nëse e përkthejmë në facebook një lajm apo tekst të caktuar nga gjuha shqipe ne ndonjë gjuhë tjetër, çdo vend ku figuron emri Kosovë apo Kosovo, ai përkthehet me automatizëm nga Kosova apo Kosovo në Serbi;
• Rëndësia e lobimit të stafit profesional në mënyrë që nëpërmjet ambasadave të aranzhohen takimet- duke rritur kështu sigurinë reciproke;
• Nevoja që në Ambasada të kemi atasheh ekonomik. Republika e Kosovës në asnjë Ambasadë nuk ka atasheh ekonomik ndërkohë që ankohemi se nuk kemi investime të huaja;
OAK kërkon nga Ministria e Punëve të Jashtme që të bëjë reagimin dhe rregullimin e këtyre pengesave, në mënyrë që barriera të tilla të eleminohen.
Rritja e komunikimit me shtetet e tjera, adresimi sa më i shpejtë dhe lobimi për tejkalimin e këtyre barrierave është më se i nevojshëm, sidomos në këtë kohë pandemie”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Fito iPhone 15 duke shikuar Prishtina Open 2024
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'