LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: 3656 raste aktive me COVID-19, 500 viktima

Maqedoni: 3656 raste aktive me COVID-19, 500 viktima

Tre pacientë vdiqën dje si pasojë e komplikimeve nga Covid-19 me çka numri i viktimave nga kjo sëmundje në vendin tonë shkon në 500.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid në vend që nga fillimi i epidemisë është 11.128, numri i pacientëve të shëruar është 6.972, ndërsa numri i rasteve aktive në vend është 3.656.


Në Klinikën Infektive gjithsej janë të hospitalizuar 92 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 48 pacientë, ndërsa një është në ventilim mekanik. Në spitalin e Kozles janë hospitalizuar 10 pacientë të rritur pozitiv të Covid-19 dhe tre fëmijë pozitiv në virus, si dhe shtatë pacientë të dyshimtë në virus.

Në SPQ “8 Shtatori” gjithsej janë të hospitalizuar 95 pacientë. Në makinë respiratorë kanë qenë katër pacientë.

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 26, ndërsa në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 50 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 114 pacientë – pozitiv dhe të dyshuar në Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës së djeshme njoftoi se deri më tani janë siguruar 61 njësi të plazmës konvalescente për trajtim të pacientëve me Covid-19. Plazmë të gjakut, theksoi ai, mund të dhurojë personi i cili është shëruar nga koronavirusi.

“Le të jemi humanë dhe t’u ndihmojmë pacientëve të cilët akoma po luftojnë me këtë virus të paparashikueshëm. Ta tregojmë kujdesin tinë, të dhurojmë dhe të shpëtojmë jetë të njerëzve. Bëj thirrje për solidaritet, sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti jonë dhe shëndeti i më të afërmve tanë!”, shkroi Filipçe.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori