LAJMI I FUNDIT:

Ramiz Kelmendi ofron mbështetje për Policinë e Kosovës

Ramiz Kelmendi ofron mbështetje për Policinë e Kosovës

Ish-deputeti dhe biznismeni Ramiz Kelmendi, ka bërë të ditur se në vazhdën e mbështetjes së kategorive të atakuar nga pandemia, kësaj radhe i kanë ofruar mbështetje Policisë së Kosovës.

Kelmendi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se policisë iu janë shpërndarë lëngje dhe kifle.


Postimi i plotë:

Të nderuar,

Në vazhdën e mbështetjes për kategoritë punuese të atakuara në betejën ndaj Covid 19, nëpërmjet kompanisë tonë ‘Elkos Group-Etc’, Policisë së Kosovës i ofrojmë mbështetje me Lëngje dhe Croasante për policët që janë të angazhuar për kujdesin ndaj qytetarëve në Pandemi.

Sasia do bazohet në numrin e policëve të shpërndarë në Qendra dhe Rajone!

Pas pranimit të ofertës me statistikë zyrtare do e caktojë personin kontaktues!

Kujdes Po! Panikë Jo! /Telegrafi/