Demokraci Plus ka publikuar raportin e monitorimit të aktiviteteve të prokurimit “Komuna të vogla, probleme të mëdha në prokurim”, i cili përfshin 16 tenderë në katër komuna joshumicë, atë të Graçanicës, Mamushës, Shtërpcës dhe Novobërdës.
Sipas një komunikate të Demokracia Plus, për secilën komunë janë monitoruar nga 4 tenderë, që nga inicimi i aktivitetit të prokurimit e deri në zbatim të kontratës.
“Në gjetjet e D+ janë evidentuar edhe shkelje të cilat janë karakteristikë e komunave specifike, disa prej të cilave janë: Në dosje të tenderit kërkohet që para nënshkrimit të kontratës fituesi ta dorëzojë vërtetimin nga gjykata se pronari, drejtori ose menaxheri i saj nuk janë dënuar gjatë dhjetë viteve të fundit për ndonjë vepër penale dhe se fituesi i kontratës nuk ka qenë i falimentuar apo insolvent. Për të katër komunat kjo kërkesë konsiderohet e plotësuar edhe nëse fituesi paraqet vërtetim për vetëm njërin nga këto elemente. Komuna e Graçanicës ka nënshkruar kontratë me vlerë rreth tre milion euro, mirëpo ky tender nuk gjendet në planin e prokurimit për vitin 2019, ndërsa buxheti i planifikuar sipas Ligjit për Buxhetin e vitit 2020 është vetëm 300 mijë euro për tri vite (2020, 2021, 2022). Në po të njëjtin aktivitet, komuna ka bërë gabime të shumta, duke mos llogaritur si duhet sigurinë e tenderit dhe atë të ekzekutimit të kontratës. Komuna e Mamushës nuk ka kërkuar që kompania e cila është tërhequr para nënshkrimit të kontratës të diskualifikohet nga pjesëmarrja në tenderë në të ardhmen. Kur tërhiqet fituesi i kontratës dyshimi është gjithmonë që fituesi me kompaninë e cila është renditur e dyta janë marrë vesh për ta kurdisur fituesin e tenderit për një çmim më të lartë. Komuna në një aktivitet tjetër ka kërkuar certifikata ISO që nuk kishin të bëjnë fare me natyrën e projektit, ndaj si rezultat i kësaj ka ofertuar vetëm një kompani, e cila i kishte të gjitha certifikatat. Komuna e Shtërpcës ka shpërblyer me kontratë kompaninë Linda SH.P.K., pronari i së cilës është dënuar për vepër penale, teksa rasti i tij ka qenë i raportuar në medie dhe përmendet në një vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit. Me këtë veprim komuna ka shpërblyer me kontratë një kompani, e cila sipas Ligjit të Prokurimit Publik nuk ka pasur të drejtë të marrë pjesë fare në tender. Në dy tenderë komuna e Novobërdës ka rekomanduar për kontratë kompani që kanë ofruar çmime abuzuese dhe jonormalisht të ulëta. Përdorimi i procedurës me poentim mund të shkaktojë pasiguri te ofertuesit pasi nuk mund t’i dinë paraprakisht sasinë që do të porositen, ndërsa rreziku është që një operator ekonomik (OE) të ketë informata për sasitë që do të porositen dhe të japë çmime shumë të larta në ato që porositen më shumë dhe më të ulëta në ato që porositen më pak”, thuhet në komunikatë.
Më këtë rast, për këto 4 komuna joshumicë Demokraci Plus jep rekomandim të kërkojnë nga fituesi i kontratës vërtetimin nga Gjykata Themelore që një drejtor ose menaxher i saj nuk është dënuar gjatë dhjetë viteve të fundit për ndonjë vepër penale, në përputhje me nenin 65 paragrafi 3 dhe 3.1 të LPP-së;
“Një nga kërkesat kryesore të dosjes së tenderit është që OE të dëshmojë që ka kontrata të realizuara në tri vitet e fundit. Kërkesa duhet të jetë që OE të dorëzojë një listë të projekteve të realizuara të cilat mbulojnë një shumë të caktuar të kërkuar nga AK. Nuk duhet që të kufizohet konkurrenca me kërkesë për numër të caktuar të projekteve të realizuara”, thuhet në komunikatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje