LAJMI I FUNDIT:

Irani po fsheh numrin e saktë të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19

Irani po fsheh numrin e saktë të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19

Numri i vdekjeve nga coronavirusi në Iran, është afërsisht tri herë më i lartë sesa që qeveria e Iranit thotë se është, shkruan BBC.

Të dhënat e qeverisë tregojnë afro 42 mijë persona të kanë humbur jetën nga COVID-19 deri më 20 korrik, derisa ministria e Shëndetësisë së këtij vendi ka konfirmuar vetëm 14.405, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu edhe numri i personave të infektuar është pothuajse dy herë më i lartë, ku sipas zyrtarëve të qeverisë shkon në 451.024 e ato të ministrisë së Shëndetësisë thonë se është 278.827.

Të dhënat zyrtare e bëjnë Iranin vendimin më të godit nga pandemia e coronavirusit në Lindjen e Mesme. Vdekja e parë si pasojë e COVID-19 në këtë vend ishte regjistruar më 22 janar.

Është pothuajse një muaj para se zyrtarisht të raportohej për të infektuar me coronavirus në këtë vend.

Që nga shpërthimi i pandemisë së coronavirusit në Iran, shumë observues kanë qenë skeptikë lidhur me transparencën dhe të dhënat e sakta mbi të infektuarit dhe të vdekurit nga COVID-19.

Ka shumë parregullsi në të dhëna mes nivelit kombëtar dhe atij regjional, ku shumë zyrtarë lokalë kanë folur për këtë dhe personat që merren me statistika, janë munduar ta kuptojnë se për çfarë numri bëhet fjalë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori