LAJMI I FUNDIT:

Skenaristët e “The Sopranos” dhe “Goodfellas” bashkojnë forcat për serialin e ri me gangsterë

Skenaristët e “The Sopranos” dhe “Goodfellas” bashkojnë forcat për serialin e ri me gangsterë
(Foto: Getty Images/Guliver/HBO/Waner Bros)

Skenaristët veteranë në zhanrin e mafisë kanë vendosur të kthehen prapa në krimin e nëntokës dhe gangsterëve, për realizimin e ri filmik.

Showtime është duke zhvilluar një serial të ri dramë që do të shkruhet nga Terence Winter dhe që është frymëzuar nga njohuritë e thella të Nicholas Pileggi lidhur me krimin e organizuar në Amerikë – ashtu siç është parë nga sytë e mafisë – bën të ditur Deadline.

Winter dhe Pileggi njëherësh do të shërbejë edhe si producentë ekzekutivë të serialit, të cilit akoma nuk i është caktuar titulli. Tashmë Showtime i ka dhënë dritë të gjelbër fillimit të projektit, mirëpo ka dhënë shumë pak detaje lidhur me ngjarjen.


Megjithatë, pritet që të jetë një hit në zhanrin me mafia, duke qenë se dy skenaristët kanë suksese të mëdha në këtë zhanër nga e kaluara.

Terence Winter ka qenë skenarist dhe producent ekzekutiv i hit serialit të HBO, “The Sopranos” (2000–2007), ndërsa ka fituar katër çmime Emmy dhe tre çmime WGA (Writers Guild Of America Awards). Njëherësh, në zhanrin me gangsterë, ai e ka realizuar edhe serialin “Boardwalk Empire” (2010-2014).

Nicholas Pileggi, i cili e nisi karrierën si gazetar, është më së miri i njohur si bashkëskenarist i filmave të Martin Scorsese, “Goodfellas” (1990) dhe “Casino” (1995).

Për të parin u nominua për Oscar, ndërsa të dy filmat janë të bazuar në romanet e tij, “Wiseguy: Life in a Mafia Family” dhe “Casino: Love and Honor in Las Vegas”.

87-vjeçari njëherësh ka qenë edhe producent i filmit më të fundit të Scorseses, “The Irishman”, si edhe producent ekzekutiv i “American Gangster” të Ridley Scott. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Arta Bajrami reagon e frustruar ndaj ndotjes së ambientit në Kosovë: Ne jemi të varfër në tru

Arta Bajrami reagon e frustruar ndaj ndotjes së ambientit në Kosovë: Ne jemi të varfër në tru

Magazina
Kalo në kategori