LAJMI I FUNDIT:

​Veliu viziton IPK-në: Synojmë një polici të besueshme dhe profesionale

​Veliu viziton IPK-në: Synojmë një polici të besueshme dhe profesionale

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, pas një vizite që ka pasur në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), tha se ka ofruar mbështetje të fuqishme për këtë institucion që qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtare të kenë një polici profesionale dhe të besueshme.

Ministri Veliu po ashtu theksoi se kontributi i ministrisë të cilën e drejton do të jetë për arritjen e marrëveshjeve ndërmjet IPK-së me inspektorate të ngjashme të vendeve tjera për luftimin e krimit në mënyrë më efikase.

“Pata kënaqësinë që sot ta vizitojë inspektoratin policor të Kosovës ku u njoftova edhe me punën dhe me menaxhmentin, si dhe me një pjesë të stafit. Po ashtu i vizitova edhe hapësirat e punës së Inspektoratit. Unë iu premtova mbështetje u.d të kryeshefit, sepse qëllimi ynë i përbashkët është që ta kemi gjithsesi një polici profesionale, të besueshme edhe për qytetarinë Republikës së Kosovës, por edhe për partnerët tanë ndërkombëtar. Po ashtu unë do ta mbështesë inspektoratin edhe për çështje tjera që janë profesionale, me anë të trajnimeve. Po ashtu kontributi i Ministrisë do të jetë në ofrimin e Inspektoratit me vendet e tjera për sa i takon edhe marrëveshjeve ndërkombëtare që duhet t’i ketë me inspektoratet dhe policinë me vendet tjera, në mënyrë që luftimi i çfarë do forme të krimit të jetë sa më efikas”, tha Veliu.


Ndërsa, ushtruesi i detyrës së kryeshefit në Inspektoratin Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, tha se e kanë njoftuar ministrin për funksionimin e këtij institucioni, me aktivitetet si dhe sfidat dhe problemet që i ka IPK-ja.

Hodaj shprehu gatishmërinë për ndërmarrjen veprimeve në funksion të mbrojtës së përhapjes së COVID-19.

“Treguam gatishmërinë e institucionit që të jemi të gatshëm që të ndërmarrim veprime edhe në funksion të pandemisë që të sigurohen qytetarët që masat e ndërmarra nga polica dhe qeveria po zbatohen në mënyrë të drejtë”, tha Hodaj.

Që prej marrjes së masave nga ana e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, edhe Policia e Kosovës është në veprim për mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre masave që prej kur janë paraqitur rastet e para më 13 mars. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori