LAJMI I FUNDIT:

Përndjekje nga e kaluara: Wayne Bridge e shet shtëpinë pasi John Terry është vendosur pranë

Përndjekje nga e kaluara: Wayne Bridge e shet shtëpinë pasi John Terry është vendosur pranë
Frankie dhe Wayne Bridge, Vanessa Perroncel, John Terry dhe Frankie (Foto: Getty Images/Guliver)

Wayne Bridge thuhet se e ka nxjerrë shtëpinë në shitje, pasi John Terry është vendosur në afërsi të tij.

Siç transmetojnë The Sun dhe The Mirror, ish-qendërmbrojtësi i Chelseat dhe gruaja e tij, Toni, kanë shpenzuar 4.35 milionë funte (4.83 milionë euro) për rezidencën e re, e cila është vetëm disa minuta ecje në këmbë larg ish-mbrojtësit të krahut në Surrey.


Padyshim se Terry nuk do të ftohet për kafe nga ish-bashkëlojtari i tij, mirëpo do të jetë shumë e vështirë që ata të mos takohen në lagje.

Frankie dhe Wayne Bridge (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Në ndërkohë, raportohet se Bridge dhe gruaja e tij, Frankie, e kanë nxjerrë në shitje rezidencën e tyre në vlerë prej 5.5 milionë funtesh (6.1 milionë euro).

Ndoshta është rastësi e pastër vendimi i çiftit për ta ndryshuar lokacionin e vendbanimit, mirëpo mediat e kanë lidhur me të kaluarën e dyshes.

John Terry dhe gruaja e tij, Toni (Foto: Jack Thomas/Getty Images/Guliver)

Terry dhe Bridge kanë qenë bashkëlojtarë te Chelsea dhe te Anglia, mirëpo raportet e tyre u prishën kur u raportua se kapiteni i Bluve kishte fjetur me të dashurën e atëhershme të Wayne, Vanessa Perroncel, me të cilën kishte qenë në lidhje katërvjeçare dhe kanë një djalë bashkë.

Ish-e dashura e Wayne Bridge, Vanessa Perroncel (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Asokohe, lajmi u bë publik vetëm disa javë pas ndarjes së çiftit, ndërsa në vazhdimësi u publikuan detaje në media nga afera. Pas raportimeve të skandalit në media në vitin 2010, Bridge kishte refuzuar t’ia jepte dorën Terryt në disa ndeshje të mëpasme futbolli. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re

Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re "Ku ma le forcën"

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori