LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Kopshtet në Prishtinë nuk hapen, komuna po harton një protokoll për menaxhimin e situatës

Ahmeti: Kopshtet në Prishtinë nuk hapen, komuna po harton një protokoll për menaxhimin e situatës
Foto: Arkiv

Asociacioni i Institucioneve Parashkollore Private- AIPP, ka vendosur hapjen e kopshteve publike e private pas vendimit të fundit të Qeverisë, duke respektuar protokolin tashmë të implementuar prej datës 01 qershor kur u bë rihapja pas mbylljes dymujore të pandemisë.

Por kundër këtij vendimi ka dalë kreu i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka thënë se Komuna e Prishtinës është duke e vlerësuar situatën e situatës, kjo pasi  ditëve të fundit është duke u rritur jashtëzakonisht shumë numri i të infektuarve me coronavirus në vend.


“Pas masave të fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, të cilat kanë për qëllim luftimin e pandemisë #covid19, Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë të gjitha hapat sipas përgjegjësisë dhe kompetencave të cilat i takojnë. Sipas këtyre masave, Qeveria e Kosovës, ka zhvendosur në kompetencë të komunave të Republikës vlerësimin e situatës në nivel komune, për rihapjen e kopshteve”, thotë Ahmeti.

Qeveria lejon hapjen e çerdheve pas vlerësimit nga autoritetet komunale
Lexo po ashtu Qeveria lejon hapjen e çerdheve pas vlerësimit nga autoritetet komunale

“Numri i të infekuarve me #covid19 në Kosovë, është duke u rritur jashtëzakonisht shumë ditëve të fundit, e sipas studimeve dhe situatave të krijuara në disa shtete në botë, shpërndarja e virusit po infekton edhe grupmoshat e reja, përkatësisht fëmijët. Kjo ka bërë që Komuna të analizojë me kujdes të shtuar situatën e krijuar”, shprehet ai.

Ahmeti thotë se Komuna e Prishtinës është duke e hartuar një protokol i cili do të konkretizojë deri në detaje menaxhimin e situatës me kopshte, pas rihapjes.

Sipas tij, ky protokol do të udhëzojë në veçanti kopshtet, për menaxhimin e kopshteve dhe masat që do të ndermirën në rast të infeksioneve eventuale.

Ahmeti theksoi se pasi që të finalizohet protokoli dhe pasi që të bëhet vlerësimi i situatës, nga personeli profesional, do të caktohet data e hapjes së kopshteve në Komunën e Prishtinës pasi që prioritet për ne është shëndeti i fëmijëve dhe personelit të kopshteve, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Kalo në kategori