LAJMI I FUNDIT:

Milan Kundera dhuron bibliotekën dhe arkivat e tij

Milan Kundera dhuron bibliotekën dhe arkivat e tij

Shkrimtari 91-vjeçar, Milan Kundera, autori i veprës së famshme “Lehtësia e padurueshme e Qënies”, vendosi të dhurojë bibliotekën dhe arkivin e tij privat në bibliotekën e qytetit të vendlindjes së tij Brno, në Republikën Çeke, ku ai kaloi fëmijërinë e tij.

Menaxhimi i bibliotekës në Brno njoftoi se i gjithë koleksioni i librave të Kunderaa do të transferohet nga Parisi, ku jeton artisti, në Republikën Çeke gjatë vjeshtës.

Shkrimtari i famshëm dhuron gjithashtu librat e tij të përkthyer në çekisht dhe dyzet gjuhë të tjera, si dhe artikuj të gazetave që ai shkroi, recensione dhe përmbledhje të veprës së tij, fotografi dhe vizatime.


Gjithçka do të jetë në dispozicion të publikut, kryesisht në versionin digjital, deklaroi biblioteka në Brno.

Milan Kundera është shkrimtari bashkëkohor më i famshëm dhe më i lexuari me origjinë çeke. Ai jeton në Paris që nga viti 1975, kur iku nga regjimi komunist i Çekosllovakisë.

Libri i tij i fundit është “Injoranca”, shkruar në frëngjisht dhe botuar në vitin 2000.

Ai ka udhëtuar në Republikën Çeke për vite me radhë, por pa dhënë kurrë deklarata për gazetarët. /TeSheshi/

Në trend Kultura

Më shumë
MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjala+
Në nder të Sylvia Plathit

Në nder të Sylvia Plathit

Analiza
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

Fjala+
PAS VDEKJES SIME

PAS VDEKJES SIME

Poezi
Kalo në kategori