LAJMI I FUNDIT:

Greqia e vazhdon deri më 15 gusht ndërprerjen e lidhjeve ajrore dhe tokësore me Maqedoninë

Greqia e vazhdon deri më 15 gusht ndërprerjen e lidhjeve ajrore dhe tokësore me Maqedoninë

Greqia ka marrë vendim të ri për ndërprerjen e lidhjes ajrore dhe tokësore me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë.

Siç njofton AIM, zv.ministri i Mbrojtjes Civile në Greqi ka thënë se ky vendim do të vlejë për dy javët e ardhshme.


Ky vendim është marrë pasi sot skadoi vendimi nga 15 korriku për kufizimin e përkohshëm të të gjitha lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë, i cili është vazhduar edhe për 15 ditë tjera. /Telegrafi/