Nuk ka zgjidhje për çështjen e ujit në Siniçan, takimi i radhës nesër në Bogovinë
Nuk ka zgjidhje për çështjen e ujit në Siniçan. Takimi i kreut të Komunës së Bogovinës Albon Xhemaili me ministrat e Bujqësisë, Ekologjisë, Punëve të Brendshme e të Pushtetit Lokal nuk dha rezultat. Palët u dakorduan për një takim të ri gjatë ditës së nesërme në Bogovinë.
“I vetmi kompromis që është arritur është që nesër të takohemi përsëri në ora 12 në ambientet e komunës nga përfaqësues të bashkësive lokale Urviq dhe Siniçan. Mirëpo ne kemi energji pozitive për ta zgjedhur problemin. Se si do të shkojnë bisedimet më tutje nuk mund të them asnjë gjë hiç, mirëpo do të kisha dashur dhe mirë u bë që nesër të bisedohet me koka më të ftohta dhe të ulen të dy përfaqësuesit e të dy bashkësive lokale dhe të vazhdojnë bisedimet për të zgjedhur problemin me ujë për pije”, deklaroi Albon Xhemaili, kryetar i Bogovinës
Xhemaili tha se banorët do të vazhdojnë të qëndrojnë në bjeshkë dhe nuk do të largohen derisa të ketë zgjidhje konkrete për ujin. Ndërsa ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski deklaroi se kanë dhënë disa propozime dhe u dha shpresë për arritjen e zgjidhjes.
“Siç duket, problemi nuk është lehtë i zgjidhshëm. Edhe pse u tregua shpresë e mirë nga të gjitha palët dhe e pamë që problemi të zgjidhet në mënyrë afatgjate. Gjetëm mundësi, mbështetje të plotë nga të gjitha institucionet për zgjidhje afatgjate të problemit. Tashmë nga Vetëqeverisja lokale ka filluar një projekt i tillë”, pohoi Trajan Dimkov, ministër i Bujqësisë
Në bjeshkën e fshatit Siniçan, për momentin janë ndaluar punimet për ujësjellësin e këtij vendbanimi dhe polici vazhdon të qëndrojë prezentë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend