LAJMI I FUNDIT:

Kufijtë e BE-së mbeten të mbyllur për Maqedoninë e Veriut

Kufijtë e BE-së mbeten të mbyllur për Maqedoninë e Veriut
Foto: AIM

Maqedonia edhe këtë herë nuk është në listën evropiane të vendeve që mund të udhëtojnë lirshëm në BE. Këshilli i BE-së ka publikuar një listë të azhurnuar të vendeve të treta, qytetarët e të cilëve nuk kanë të drejtë të hyjnë në Shtetet Anëtare nga 1 gushti, sepse nuk plotësojnë kriteret, siç është niveli i të infektuarve, rënia vazhdueshme e numrit të rasteve të reja dhe mënyra e përgjithshme e trajtimit të virusit. Vetëm qytetarët e BE-së, anëtarët e familjes së tyre dhe udhëtarët me nevoja themelore do të lejohen të hyjnë.

“Kriteret për përcaktimin e vendeve të treta për të cilat do të hiqet kufizimi aktual i udhëtimit përfshijnë situatën epidemiologjike dhe masat e kufizimit, përfshirë distancën fizike, si dhe aspektet ekonomike dhe sociale”, thonë nga Këshilli.

Ndërsa BE thotë se asnjë shtet anëtar nuk duhet t’i heqë kufizimet e udhëtimit me vendet që janë në listë pa konsultime me anëtarët e tjerë, Greqia po mendon t’i hapë kufijtë për qytetarët e Maqedonisë dhe fqinjëve të tjerë. Kryeministri grek Mitsotakis dhe Ministri i Shëndetësisë sot diskutuan mbi këtë çështje.


Sot, OBSH doli me qëndrimin e saj për hapjen e kufijve. Nga atje, rekomandojnë vendet në botë, bazuar në një vlerësim të plotë të rrezikut, të heqin gradualisht masat për udhëtime ndërkombëtare, veçanërisht për raste urgjente, aktivitete humanitare, udhëtimin e personelit të nevojshëm dhe kthimin në vendlindje.

“Gjatë marrjes së vendimeve, shtetet duhet të kenë parasysh situatën epidemiologjike në nivelin lokal dhe mënyrën e transmetimit, shëndetin kombëtar dhe masat sociale në fuqi”, thanë nga OBSH.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e

Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e "27 prillit" në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori