LAJMI I FUNDIT:

Hoti viziton IKSHPK-në: Gjendja është e rëndë, mision kombëtar për t’i dalë ballë pandemisë COVID-19

Hoti viziton IKSHPK-në: Gjendja është e rëndë, mision kombëtar për t’i dalë ballë pandemisë COVID-19

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka vizituar sot Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për të diskutuar me personelin mjekësor, ndërsa tha se gjendja me pandeminë COVID-19 është e rëndë.

Hoti i cili takoi drejtorin e Shërbimit Spitalor të Kosovës, Valbon Krasniqi, drejtoreshën e Klinikës Infektive, Lindita Berisha dhe drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani tha se e ka të qartë që personeli mjekësor është lodhur tash e gjashtë muaj duke u përballur me këtë situatë.

“Personeli mjekësor në këtë ditë feste janë në krye të detyrës, nuk mund ta lënë frontin… E di që janë lodhur tash e gjashtë muaj që përballen me këtë situatë…. Jam sot këtu për të treguar vlerësimin tonë për punën që po bëjnë, për të dëgjuar vlerësimin e tyre dhe parashikimet për javët dhe muajt e ardhshëm, për përgatitjet që ne duhet bërë”, tha Hoti, raporton Telegrafi.


Kryeministri më tej tha se gjendja është e rëndë dhe falënderoi qytetarët që sot po respektojnë masat, ku sipas tij duket se apeli i Qeverisë ka dhënë efekt.

Ai shprehu besimin se qytetarët do të vazhdojnë të respektojnë masat, pasi sipas tij, jeta është mbi të gjitha.

Hoti për festën e Bajramit uroi qytetarët dhe mjekët, ku këta të fundit sipas tij edhe pse ditë feste nuk janë afër familjarëve të tyre.

“Kjo tash është mision kombëtar për t’i dalë ballë kësaj pandemie, duke rrezikuar jetën e tyre dhe familjarëve të tyre”, tha Hoti. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori