LAJMI I FUNDIT:

Një tërmet “shkund” Los Angeles, nuk raportohet për dëme të mëdha materiale e as të lënduar

Një tërmet “shkund” Los Angeles, nuk raportohet për dëme të mëdha materiale e as të lënduar

Një tërmet me magnitudë 4,2 tronditi rajonin e Los Anxheles para agimit të së enjtes, por nuk u raportua për dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas medieve amerikane, përcjell Telegrafi, goditja që ndodhi rreth orës 4:29 të mëngjesit ishte përqendruar në Luginën veriore San Fernando dhe ndodhi në një thellësi prej 5.5 milje (8.9 kilometra), tha Sondazhi Gjeologjik i SHBA – duke u përcjellë edhe me një dridhje tjetër e intensitetit më të ulët.


Departamenti i Zjarrit në Los Angeles nuk pranoi ndonjë raportim për dëmtime ose për të lënduar.

Tërmeti thuhet se u ndje më së shumti në zonën metropolitane në Los Angeles, por disa raporte erdhën nga vende më të largëta.

Lugina veriore e San Fernando është vendi ku tërmeti me përmasë shumë më të fortë kishte ndodhur në vitin 1971, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe dhjetëra vdekje. /Telegrafi/