LAJMI I FUNDIT:

Sekretari britanik i Shëndetësisë konfirmon deklaratat e Boris Johnson, për një valë të dy të mundshme të COVID-19

Sekretari britanik i Shëndetësisë konfirmon deklaratat e Boris Johnson, për një valë të dy të mundshme të COVID-19

Sekretari për Shëndetësisë në Britani të Madhe, Matt Hancock, është akuzuar sot për histeri dhe panik të krijuar në këtë vend sa i përket paralajmërimit për një valë të dytë të coronavirusit, që mund të “lëviz nëpër tërë Evropën duke përfunduar në Britani, shkruan Daily Mail.

“Ai tha se ekziston rreziku i vërtetë për rritje të rasteve të reja në Britani të Madhe”, ka shtuar Hancock, transmeton Telegrafi.


Sekretari britanik i Shëndetësisë gjithashtu konfirmoi se qeveria gjithashtu është “duke planifikuar” t’i tregojë qytetarëve që rezultojnë pozitivë në testin e COVID-19, që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre për 10 ditë – pasi që deri më tani izolimi aplikohej për vetëm shtatë ditë.

Ndërkaq gazetari i BBC, Nick Robinson, vazhdimisht ka pyetur Hancockun nëse po tregohet histerik dhe ka tepruar me rritjen e numrit të rasteve në Evropë dhe Angli, pasi që përqindja e infeksioneve nuk është as afër sa ishte gjatë pikut në kohën e izolimit.

Por Hancock nuk humbi kohë duke iu kundërpërgjigjur: “nuk është histeri. Jam Sekretar i Shëndetësisë në mes të pandemisë. Jemi të përkushtuar të mbrojmë këtë vend dhe është e tmerrshme të shohësh rritjen e rasteve kudo, por unë do të tregohem vigjilent dhe do të reagojmë shpejtë nëse është nevoja”.

Paralajmërimi i Hancock për një valë të dytë të coronavirusit vjen një ditë pasi kryeministri britanik Boris Johnson, pranoi se është këshilluar që të “reagojë shpejtë nëse është nevoja” për të shmangur një valë të dytë.

Në anën tjetër Sir Patrick Vallance dhe profesori Chris Whitty po kërkojnë kontrolle më të rrepta nëpër kufij, pasi që shifrat tregojnë se 1.300 njerëz me COVID-19 janë futur në Britani të Madhe që nga fillimi i pandemisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori