Pagesa e një tarife për Kartonin e Gjelbër është një ngarkesë më shumë që u shtohet bashkatdhetarëve dhe të huajve të cilët çdo vit vizitojnë Kosovën, e cila pritet të mbulohet nga Qeveria deri në fund të vitit 2020.
Kështu është bërë e ditur gjatë një konference të përbashkët për medie të ministres së Financave, Hykmete Bajrami dhe guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti të cilët kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bankës Qendrore dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit për mbulimin e primit të sigurimit kufitar për mërgimtarët dhe të huajt që hyjnë në vendin tonë.
Përmes kësaj marrëveshjeje, Qeveria e Kosovës ka marrë përsipër mbulimin e plotë të primit të sigurimit kufitar për palët që janë subjekt i policës kufitare, të cilët hyjnë në Kosovë brenda këtij viti.
E një vendim i tillë ishte marrë edhe më 3 qershor nga Qeveria e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti, ditën kur u mbajt mocioni i mosbesimit për rrëzimin e asaj Qeverie.
Në fund të muajit maj, ish-ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi në një konferencë për media kishte prezantuar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, vlera e së cilës pritej të ishte 1.26 miliard euro.
Në kuadër të kësaj Pakoje, ishin paraparë edhe 11 masa të cilat do të zbatoheshin gradualisht nëse kjo do të aprovohej nga Qeveria e Kosovës.
Ndër të tjera, në masën numër 9, e cila i dedikohej mërgatës e që i kishte tri nënmasa, e cila parashihej që “këtë vit Qeveria ta merr përsipër mbulimin e Kartonit të Gjelbër, ku deri në qershorin e vitit të ardhshëm të gjendet një zgjidhje përfundimtare për mbulimin e tij”.
Ndërkaq, deri të mërkurën e 29 korrikut të gjithë personat të cilët kanë hyrë në territorin e Kosovës është dashur të paguajnë një shumë të caktuar për mbulimin e shpenzimeve të Kartonit të Gjelbër.
Pas konferencës për medie të ministres Bajrami, ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se më në fund po realizohet edhe vendimi që liron bashkatdhetarët nga pagesa e Kartonit të Gjelbër.
Deputeti i LVV-së, tha se ky ka qenë amendamenti i propozuar nga Grupi Parlamentar i LVV-së, ku janë siguruar edhe mjetet për mbulim të shpenzimeve.
“Me amendamentin e propozuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili siguron edhe mjetet financiare për mbulimin e shpenzimeve të Kartonit të Gjelbër për diasporën, më në fund do të realizohet edhe vendimi që liron bashkatdhetarët tanë nga kjo pagesë”, tha Murati.
Kosova aktualisht nuk është pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër, pasi neni 4.2 i Kushtetutës së Këshillit të Byrove thekson se një byro e cila synon të anëtarësohet në Këshillin e Byrove, duhet të jetë byroja e një shteti i cili është i njohur ndërkombëtarisht dhe është i anëtarësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Ndërkaq, një problem tjetër për anëtarësim sipas guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, është edhe numri i lartë i automjeteve që nuk janë të siguruara në Kosovë.
“Ju e dini që nga vitit 2011 janë bërë përpjekje të vazhdueshme për tu anëtarësuar në Këshillin e Byrove. Qysh në vitin 2011 është aplikuar për anëtarësim por që ka dalë një problem politik dhe vazhdon të jetë mos-anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe kemi të bëjmë për mos-adresimin dhe mos-anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Byrove. Më pastaj, çështja është që në Kosovë kemi një përqindje të lartë të automjeteve të pasiguruara, por ne jemi në kontakt dhe do të vazhdojmë të jemi në kontakt edhe pasi të formohet grupi punues, me qëllim që të gjejmë një zgjidhje përkohësisht, derisa Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Byrove, një vend mik, i cili do të bëj shitjen e Kartonit të Gjelbër. Po shpresojmë që gjatë kësaj periudhe kohore të gjejmë mirëkuptim edhe me vendet e tjera”, thotë Mehmeti.
Tarifat e sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë janë unike dhe aplikohen sipas llojit të automjeteve.
Që nga viti 2011, Byroja aplikon tarifa të veçanta të sigurimit kufitar me Serbinë.
Po ashtu, që nga viti 2012, BKS aplikon tarifa të veçanta të sigurimit kufitar me Malin e Zi.
Departamenti i Sigurimi Kufitar të Autopërgjegjësisë i ka pikat e shitjes në të gjitha pikat hyrëse (pikat kufitare) të Kosovës ku shitet ky lloj sigurimi.
Po ashtu, shitja e policës së sigurimit bëhet edhe në Prishtinë, në zyrat qendrore të BKS-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Avedo Kosova - Një mundësi e re për Gjilanin!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova