LAJMI I FUNDIT:

Infektologu Izet Sadiku për faljen e Kurban Bajramit: Të respektohen masat e Qeverisë për mosgrumbullim të njerëzve

Infektologu Izet Sadiku për faljen e Kurban Bajramit: Të respektohen masat e Qeverisë për mosgrumbullim të njerëzve

Infektologu Izet Sadiku ka deklaruar se vendi mund të shkojë drejt kolapsimit në shëndetësi me shfaqjen e numrit të madh të rasteve.

“Ne e dimë se jemi në limite, kemi rreth 600 të shtruar ku 400 i kemi me oksigjenoterapi. Jemi në situatën ku mund të kollapsojë sistemi shëndetësore në Kosovë. Për arsye nuk janë problem vetëm i reparaturës por edhe i mjekëve”.


“Esenca këtu është që të menaxhohet situata me Covid-19 pa veprime karantinoze. Përveç masave që po merr qeveria jonë duhet të monitorohen dhe respektohen këto masa.”

Sadiku ka lënë të nënkuptohet se me lejimin e faljes së Kurban Bajramit Kosova rrezikon të bëhet me shifra të Covid-19 si të Maqedonisë së Veriut, të cilët lejuan faljen e Fitër Bajramit dhe u shfaqën raste të reja të të infektuarve.

“Duke i parë shifrat kohëve të fundit mendoj që qeveria ka qenë e obliguar të merr vendime të tilla”, tha Sadiku në Klan Kosova.

“Ne e dimë se një veprim për Fitër Bajram nuk e kemi lejuar. Por e lejuan në Maqedoninë e Veriut i kemi pa qysh nga Ramazani ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme”.

“Maqedonia është një shtet që i ka në ditë 250 të infektuarë që nga maji, ne e kemi situatën shumë më kritike me numra sidomos në javët e fundit unë konsideroj që qeveria duhet me qenë e obliguar. Do të ishte edhe me keq te jetë në formë masive lëvizja. Po të respektoheshin nuk do të ishin në këtë numër”.

“Të gjitha bashkësitë fetare duhet të jenë korrekt dhe me mirëkuptim me Qeverinë për ndalimin e veprimeve fetare”, ka thënë Sadiku.

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori