LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: MPB sqarohet në lidhje me gjobat për maska në makina

Maqedoni: MPB sqarohet në lidhje me gjobat për maska në makina

Pas reagimeve të shumta nga qytetarët në lidhje me gjobat që i marrin për mosmbajtje të maskave në makina, është sqaruar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

E pyetur nga Telegrafi Maqedoni në lidhje me këtë çështje, nga MPB thonë se ata janë organi përgjegjës për mbikëqyrje të zbatimit të masave për mbrojtje nga pandemia, në kuadër të kompetencave të tyre.


Ndërsa për gjobat në makina ,nga MPB thonë se kjo masë vlen për personat që nuk jetojnë në një bashkësi (amvisëri ose familje).

“Në pajtim me nenin 4 të Dekretit me fuqi ligjore për mbajtje të maskave mbrojtëse për parandalimin e pandemisë COVID-19, Ministria për Punë të Brendshme është organ që bënë mbikëqyrje në zbatimin e rregullave nga ky dekret me fuqi ligjore, në kuadër të kompetencave të saj”.

“Personat që veprojnë në kundërshtim me nenin 2, paragrafin 3, alinea 4, gjegjësisht udhëtojnë me makinë, por nuk jetojnë në bashkësi ose amvisëri dhe nuk mbajnë maska, MPB shqipton gjobë prej 20 eurove në kundërvlerë të denarit, në pajtim me nenin 6 të Dekretit me fuqi ligjore”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndryshe, pas përhapjes së sëmundjes COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, Qeveria vendosi që mbajtja e maskës të jetë obligim në zonat e mbyllura dhe të hapura, në të cilat nuk mund të mbahet distancë fizike prej së paku dy metrave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori