LAJMI I FUNDIT:

Banka e Anglisë do pezullojë pagesat e dividendëve nga bankat

Banka e Anglisë do pezullojë pagesat e dividendëve nga bankat

Banka e Anglisë do të vlerësojë nëse do të zgjasë ndalimin e pagesave si dividendët dhe riblerjet e aksioneve nga bankat deri në fund të vitit, për shkak të pandemisë COVID-19.

Huadhënësit britanik, nën presion nga Banka e Anglisë, arritën një pajtim në muajin mars për të pezulluar këto pagesa këtë vit, në mënyrë që të ruhet kapital për të ndihmuar kompanitë dhe familjet e goditura nga karantina.

Bonuset ndaj stafit të lartë u hoqën gjithashtu. Banka e Anglisë deklaroi do të ndërmarrë një vlerësim në tremujorin e katërt për planet e shpërndarjes së bankave përtej fundit të 2020-së.


“Vlerësimi do të bazohet tek pozita aktuale dhe e projektuar e kapitalit të bankave dhe do të llogarisë nivelin e pasigurisë mbi ekonominë, kushtet e tregut dhe trajektoret e kapitalit”, deklaroi institucioni.

Huadhënësit britanik do të publikojnë performancën për tremujorin e dytë së shpejti, ku pritet të tregojnë provizione më të mëdha për kreditë, të ndikuara nga pandemia. Banka e Anglisë bëri të ditur se këto pagesa janë një pjesë e rëndësishme e funksionimit të sistemit bankar, por pezullimi i tyre është masë parandaluese, duke marrë parasysh rolin unik të bankave në mbështetjen e ekonomisë gjatë pandemisë. /Telegrafi/