Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i lënë dallimet politike dhe partiake, hatërmbetjet, hakmarrjen dhe interesat personale dhe bëhuni zëri i qytetarëve dhe për shkak të situatës së rënd me pandeminë, ta votojnë buxhetin e rishikuar.
KMDLNj në një reagim thotë se është përgjegjësi tepër e madhe nëse në këtë situatë nuk e votoni buxhetin e rishikuar, me shumë të meta por që megjithatë është një infuzion për mbijetesë për një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës sikur edhe krijimin e kushteve për rimëkëmbje të ekonomisë.
Reagim i KMDLNj – së:
VOTOJENI BUXHETIN E RISHIKUAR DHE BASHKOHUNI NË LUFTË KUNDËR PANDEMISË!
Qytetarët e Kosovës janë në gjendje të rëndë për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. Me përshkallëzimin e rasteve që janë prekur nga virusi, si dhe me rritjen e numrit që përfundojnë me fatalitet, Kosova qëndron më së keqi në rajon. Madje, krahasuar me numrin e banorëve është në majat e vendeve më të prekura në botë.. Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 , për shkak të masave shtrënguese të vendosura nga Qeveria e Kosovës e ka thelluar gjendjen edhe ashtu të rënduar ekonomike, duke i vënë para falimentimit shumicen e bizneseve. Qeveria e Kosovës , për shkak se nuk ishte votuar me kohë buxheti i rishikuar nuk i kompensoi me nga 170 euro kategoritë që i plotësonin kushtet sikur që nuk pati mundësi të ndërmerr asnjë veprim për zbatim të Pakosë për rimëkëmbje të ekonomisë. Deputetët e Kosovës, një numër i tyre ekskluzivisht të motivuar dhe për shkaqe politike, deri më tani nuk po pajtohen ta votojnë buxhetin e rishikuar në ndërkohë që kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare. Në kohën kur punëtorët shëndetësorë po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për të shpëtuar jetën e të prekurve nga virusi, në kushte që i tejkalojnë kapacitetet fizike dhe të vendosjes, një pjesë e deputetëve që pas betimit të dhënë nuk do të duhej të ishin vetëm deputetë të subjektit që e përfaqësojnë por në funksion dhe shërbim të të gjithë qytetarëve, po hezitojnë ta votojnë buxhetin e rishikuar duke ua vështirësur edhe më shumë gjendjen shumicës së qytetarëve të Kosovës , si në aspektin shëndetësorë , ashtu edhe material. Është e vërtetë se buxheti i rishikuar është larg të së dëshiruares por situata e imponon një buxhet të tillë, një buxhet jo për projekte dhe investime të mëdha por një buxhet thjesht për të mbijetuar, për të mos e varrosur ekonominë dhe bizneset dhe për të bërë përpjekje për të ruajtuar vende të punës në një situatë kur papunësia është edhe ashtu e madhe. Është përgjegjësi tepër e madhe nëse në këtë situatë nuk e votoni buxhetin e rishikuar, me shumë të meta por që megjithatë është një infuzion për mbijetesë për një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës sikur edhe krijimin e kushteve për rimëkëmbje të ekonomisë , së paku të lejojë falimentimin e saj.
Pandemia është përshakallëzuar në Kosovë dhe kërkon mobilizim të përgjithshëm e të gjitha subjekteve politike dhe institucioneve relevante. Është papërgjegjësi, e pamoralshme dhe e dënueshme që kjo situatë jashtëzakonisht e rëndë të keqpërdoret për qëllime politike duke kritikuar çdo gjë nga pozita e spektatorit, pa dhënë asnjë kontribut në luftë kundër pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. Për momentin, deri në një situatë tjetër, bisedimet në Bruksel janë të panevojshme dhe se i tërë potenciali duhet të vëhet në shërbim të qytetarëve , prandaj votojeni, pa rezerva , buxhetin e rishikuar sikur që bashkohuni në luftë kundër pandemisë. Lërini , për shkak të situatës , dallimet politike dhe partiake , hatërmbetjet, hakmarrjen dhe intereset personale dhe bëhuni zëri i qytetarëve, përfaqësues të të cilëve edhe duhet të jeni, pa bërë asnjë dallim . Sepse vota e qytetarit do t’ju duhet edhe në të ardhmen! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A