LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti pas rastit të 9-vjeçares që u kafshua nga qentë: Që tri vjet dërgoj shkresa te institucionet qendrore, Këshilli i Sigurisë më ka pritur me përçmim

Ahmeti pas rastit të 9-vjeçares që u kafshua nga qentë: Që tri vjet dërgoj shkresa te institucionet qendrore, Këshilli i Sigurisë më ka pritur me përçmim

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar sot pas rastit të sulmit të një fëmije 9-vjeçar nga qentë endacak.

Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan ka më shumë se tre vite që kam dërgu shkresa e shkresa tek institucionet e nivelit qendror për qentë endacak, ndërsa në letrën e dërguar te Këshilli i Sigurisë ku ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet si çështje e sigurisë është pritur me përçmim.


Lexoni të plotë postimin e Ahmetit:

“Ka më shumë se tre vite që kam dërgu shkresa e shkresa tek institucionet e nivelit qendror për qentë endacak. Në mes tjerash kam kërkuar strategji nacionale për këtë çështje.

Komuna e Prishtinës është komuna që ka shpenzuar më së shumti në trajtim, dhe komuna që ka respektuar në përpikëri Ligjin për Mbrojtjen e Drejtave të Kafshëve. Lehtë është me kalu Ligj në letër evropian e mandej mos me u marr me këtë punë.

Çfarë ka ndodhur me 1.3 milion Euro të ndara nga Niveli Qendror për këtë çështje?

Edhe në letrën e dërguar te Këshilli i Sigurisë ku km kërkuar që kjo çështje të trajtohet si çështje e sigurisë, jam pritur me përçmim.

E kam thënë se kur të ndodhin tragjeditë, vajtojmë.

Ne po bëjmë strehimore, dhe po trajtojmë qentë e po i kthejmë në rrugë. Edhe po i ushqejmë që mos të jenë agresiv.

Por kjo nuk mund të bëhet vetëm në Prishtinë edhe vetëm nga Prishtina. Kësaj radhe është kafshim e lëndim, po herën tjetër? Mandej kalojmë në ekstremin tjetër”.

Ndryshe, dje është raportuar për një rast të sulmit të një fëmije 9-vjeçar nga qentë endacakë.  Ditëve të fundit janë vërejtur edhe një numër më i madh i qenve në rrugë, e të cilët po rrezikojnë qytetarët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori