LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i opozitës në Shqipëri rezulton pozitiv me COVID-19, një ditë më parë ishte në seancë

Deputeti i opozitës në Shqipëri rezulton pozitiv me COVID-19, një ditë më parë ishte në seancë

Deputeti i opozitës, Ralf Gjoni ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka bërë vetë Gjoni me anë të një shkrimi në Facebook.


Dje deputeti Gjoni ishte në Kuvend, në seancën ku u votua për mosshkarkimin e presidentit Ilir Meta.

“Dje kam rezultuar pozitiv me COVID-19 pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendjeje gripale. Sot jam më mirë dhe me sa kuptoj, drejt rikuperimit. Mirënjohje të thellë për gjithë mjekët e komunitetin mjekësor që po përballet çdo ditë me këtë ‘armik’ të panjohur më parë. Gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët. Me sa duket praninë fizike në javën më kyçe të angazhimit tim parlamentar, atë të hapjes së listave, do ma mohojë një virus i padukshëm. Sidoqoftë, mbetem më i përkushtuar se kurrë në distancë dhe ne kontakt të vazhdueshëm”, shkruan Gjoni. /Telegrafi/