LAJMI I FUNDIT:

Gjini për situatën me COVID-19: Spitali i Gjakovës po përballet me probleme, në vjeshtë situata mund të jetë më e rëndë

Gjini për situatën me COVID-19: Spitali i Gjakovës po përballet me probleme, në vjeshtë situata mund të jetë më e rëndë

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka folur për situatën pandemike me COVID-19 si dhe për projektet publike të cilat janë duke u kryer në këtë komunë.

Gjini ka thënë se gjatë kohës së pandemisë ka pasur ngecje në punët administrative në komunë, pasi një pjesë e administratës nuk ka punuar.

Ai tha se për shkak të situatës me COVID-19, disa biznese janë dëmtuar duke përfshirë dhe gastronominë, përcjell Telegrafi.


“Ka pas ngecje për shkak se jo gjithçka tek pjesa administrative ka shkuar si vitin e kaluar, pasi një pjesë të stafit jemi detyruar ta lëshojmë në pushim. Nëse në punë kemi më pas raste me COVID-19, atëherë me pas mundësi me i zëvendësu shërbyesit civil që mos të kemi mungesa. Këto rezerva të personelit kanë shkaktuar ngecje në procedurat të cilat i kemi, nuk janë ngecje të mëdha por prapë ka pasur ngecje. Edhe në Gjakovë sikur në gjithë Kosovën bizneset janë dëmtuar. Edhe gastronomia është dëmtuar, por edhe bizneset tjera”, ka thënë Gjini.

Sipas tij, Komuna e Gjakovës deri në muajin qershor ka rezultuar si një ndër komunat me më pak raste, por siç tha ai numri i rasteve për momentin është rritur.

Ai theksoi se numri i rasteve të të infektuarve është në rritje e sipër, si dhe siç u shpreh ai spitali i Gjakovës është duke u përballur me probleme.

“Deri në qershor kemi qenë ndër komunat me më pak raste. Në total kemi pas 16 raste, tash kemi më shumë raste. Dje e kemi pas një takim virtual me kryeministrin dhe me të gjithë kryetarët e komunave. Të gjithë e kanë punën e vet, por unë besoj që duhet me pas shtrëngime, në numrin e limituar të njerëzve. Kosova ka problem, numri është shumë i madh i rasteve. Spitalet tona kanë problem në Gjakovë, e kemi reduktuar një pjesë të stafit, e kemi reduktuar numri e stafit sikur në të gjitha spitalet. Kur të arrijmë në vjeshtë do të kemi probleme jashtëzakonisht të mëdha”, ka thënë Gjini.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, po ashtu foli edhe për kandidimin e tij në zgjedhjet e ardhshme, ku tha se do të kandidoj dhe për një mandat.

“Në planet që i kam tash do të kandidoj edhe për një mandat. Jo të gjitha punët do të kryhen deri në fund të mandatit tim. Ka pas rritje shumë, do të bëhet bilanci në fund. Projektet të cilat janë të mëdha për nga vlera është rruga ‘Bujar Roka’, që e kalon shumën 3 milion euro, por projekti i cili ka me mbet në kujtesën e qytetarëve është lumi ‘Krena’, në vlerë prej 1.5 milion euro”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori