LAJMI I FUNDIT:

Kosova A e femrave, motiv për vajzat e reja të punojnë më shumë

Kosova A e femrave, motiv për vajzat e reja të punojnë më shumë
(Foto: basketbolli.com)

Kosova A (femrat) pritet të marrë pjesë në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla, që do të organizohet në vitin e ardhshëm në Nicosia të Qipros prej 15 deri më 20 Qershor.

Formimi dhe pjesëmarrja në garat ndërkombëtare, është një motivim i madh për vashat e reja që kanë ëndërruar të përfaqësojnë vendin në arenën evropiane. Njëra ndër to është edhe Dea Pushkolli, e cila luan në SHBA.


“Padyshim që është një vendim shumë i mirëpritur dhe lajm i mirë formimi dhe përfaqësimi në garat ndërkombëtare. Një sukses i FBK-së dhe një hap i rëndësishëm për basketbollistet e Kosovës”.

“Do të jetë një shtytje për vajzat e reja që të punojnë më shumë. Fillimisht do të jetë sfiduese për të arritur suksese, por nëse do të ketë përgatitje konsistente profesionale dhe përkrahje institucionale, suksesi gradualisht nuk do të mungoj”, është shprehur Pushkolli për faqen zyrtare të FBK-së.

Në FIBA Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla-Femrat në vitin 2020 janë paraqitur për të garuar: Andorra, Qipro, Gjibraltari, Irlanda, Luksemburgu, Malta dhe Norvegjia, por që u anulua për shkak të pandemisë Covid-19. Regjistrimi i shteteve për pjesëmarrje në FIBA Kampionate Evropiane në FIBA Europe do të bëhet si zakonisht, pra ndërmjet muajve Shtator/Tetor 2020.

FIBA Evropa ka kërkuar nga të gjitha Federatat Nacionale që të regjistrojnë ekipet e tyre për vitin 2021, pasi regjistrimet e paraqitura për vitin 2020 nuk do të merren parasysh.

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori