LAJMI I FUNDIT:

Zjarri mbi katedralen në Nante të Francës, një vullnetar i kishës pranon se i ka vënë zjarrin

Zjarri mbi katedralen në Nante të Francës, një vullnetar i kishës pranon se i ka vënë zjarrin

Një vullnetar i kishës ka pranuar se i ka vënë zjarrin që shkatërroi katedralen në qytetin francez të Nantes javën e kaluar, tha avokati i tij.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një refugjatë ruandas, i cili punoi si kujdestar në katedrale.


Gjithsesi, së paku deri më tani, nuk është dhënë asnjë motiv për zjarrin.

Avokati i tij u tha gazetarëve klienti i tij ndjeu “lehtësim” pasi rrëfeu.

Vullnetari 39-vjeçar, i cili nuk është emëruar, fillimisht u arrestua për marrje në pyetje pas flakës, por më pas u la i lirë.

Prokurori i Nantes Pierre Sennes tha të shtunën se burri ishte akuzuar për “shkatërrim dhe dëmtim nga zjarri” dhe se mund të përballej me deri në 10 vjet burg dhe 150,000 euro gjobë.

Rreth 100 zjarrfikës kanë arritur të ndalojnë flakët të shkatërrojnë strukturën kryesore në katedrale.

Zjarri vjen rreth 15 muaj pasi një flakë gati e shkatërroi Katedralen e Notre-Dame në Paris. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori