LAJMI I FUNDIT:

Musliu i reagon Hotit: Policia e Inspektorati duhet të motivohen për punën që po bëjnë

Musliu i reagon Hotit: Policia e Inspektorati duhet të motivohen për punën që po bëjnë

Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në lidhje me punën e inspektoratit dhe Policisë së Kosovës, ka nxitur reagimin edhe të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, e cila tha se meqë nuk mund të bëjmë shumë për policinë e inspektoratin të paktën mund të jemi mirënjohës e falënderues për punën e tyre

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas konferencës për medie të Hotit, i cili tha se nuk janë të kënaqur me mos angazhimin e inspektoratit dhe policisë në disa raste.

Hoti akuzon inspektoratin dhe policinë për moszbatim të masave ndaj coronavirusit
Lexo po ashtu Hoti akuzon inspektoratin dhe policinë për moszbatim të masave ndaj coronavirusit

“Deklarata e Kryeministrit Hoti se: Policia dhe Inspektorati po shkelin vendimet e Qeverisë, nuk po zbatojnë masat anti-Covid, është e pa pranueshme dhe e padrejtë. Policia e Kosovës dhe inspektorati duhet të motivohen dhe te inkurajohen për punën që po bëjnë që nga lajmërimi i rasteve të para me Covid19”, shkruan Musliu.


Musliu shtoi se meqë nuk mund të bëjmë shumë për policinë e inspektoratin të paktën mund të jemi mirënjohës e falënderues për punën e tyre.

“Nëse nuk mund të bëjmë më shumë për ta, të jemi të paktën mirënjohës dhe falënderues për sakrificën e tyre! Kujdes virusi vret! Sot trim vlerësohet ai qe bartë maskë dhe mbanë distancë”, shkroi Musliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori