LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë kanë mbetur vetëm edhe 130 shtretër të lirë për pacientët me COVID-19

Në Kosovë kanë mbetur vetëm edhe 130 shtretër të lirë për pacientët me COVID-19

Me gjithë përpjekjet për të liruar hapësira të mjaftueshme për trajtimin e pacientëve me COVID-19, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe drejtori i Shërbimit Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi kanë thënë se nga 700 shtretër të dedikuar për këtë qëllim, vetëm edhe 130 shtretër janë në dispozicion për momentin.

Kjo, pasi pjesa tjetër e shtretërve janë të zënë, ku 570 pacientë janë tashmë duke u trajtuar nëpër klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe nëpër spitalet rajonale.

Ndërkohë që dita ditës, rastet pozitive me COVID-19 po rriten.


Klinika Infektive – QKUK

“Ne po bëjmë të pamundur që brenda kapaciteteve spitalore të krijojmë hapësira, dhe po bëjmë të pamundur të mos vijmë në pikën që të mos kemi ku t’i shtrijmë pacientët që kanë nevojë për tu shtrirë në spital. Ndërkohë që po flasim janë rreth 570 pacientë të shtrirë në QKUK dhe Spitale, ndërkaq në kemi vetëm 700 shtretër në dispozicion, nuk kemi më shumë. Tash ne duhet me riorganizuar edhe njëherë  QKUK, për të mbyll ndoshta disa prej klinikave për t’i vënë në dispozicion të situatës. Jemi duke punuar edhe me spitalet private për të bërë hapësira të nevojshme”, tha Hoti gjatë konferencës për medie, percjellë Telegrafi.

Klinika Infektive – QKUK

Ndërkaq, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se tashmë kanë riorganizuar QKUK-në, dhe se pacientëve ju ofrohet mundësia që të trajtohen edhe në disa spitale rajonale, por që sipas tij janë të obliguar që t’i ruajnë edhe shërbimet tjera bazë që duhet tu japin pacientëve që nuk janë të infektuar me COVID-19.

“Ne deri më tani kemi arritur të vëmë në dispozicion 700 shtretër, ku janë 570 të zënë. Nga 570, 250 janë në hapësirat e Klinikave të QKUK-së, ndërsa të tjerët në spitalet regjionale, derisa disa ditë më parë ishin të kundërtën. Për kundër kësaj, jemi të obliguar, që të ofrojmë shërbime edhe me pacientëve të tjerë. Sidomos për këto raste urgjente. Duhet të ruajmë edhe shërbimet bazike për të tjerët që nuk janë me COVID-19”, tha Krasniqi.

Klinika Infektive – QKUK

Ndryshe, vetëm sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 237 raste pozitive me COVID-19, 139 janë shëruar dhe 5 persona të infektuar me këtë virus kanë vdekur.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 555 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 237 raste pozitive.

Klinika Infektive – QKUK

“Numri total i rasteve pozitive është 6.917 raste nga 33.844 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 169 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, njofon IKSHPK, transmeton Telegrafi.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej ,753 raste, kurse numri i rasteve aktive është “. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i vdekjes së 7 vjeçares pas rezonancës magnetike, ekspertja e IML-së deklarohet rreth raportit të ekzaminimit toksikologjik

Rasti i vdekjes së 7 vjeçares pas rezonancës magnetike, ekspertja e IML-së deklarohet rreth raportit të ekzaminimit toksikologjik

Lajme
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Lajme
Gjykata e Posaçme sekuestron pasuritë e Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

Gjykata e Posaçme sekuestron pasuritë e Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, Bamir Topi me tone të ashpra: Jemi për faqe të zezë

Vrasja e 14-vjeçarit, Bamir Topi me tone të ashpra: Jemi për faqe të zezë

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje

Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje

Lajme
Kalo në kategori