Oda e Mjekëve të Kosovës, po vlerëson se masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria, kanë ndikuar pozitivisht në luftën kundër COVID-19.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, në një intervistë për KosovaPress, thotë se masat e reja të Qeverisë kundër përhapjes së COVID-19, janë të mjaftueshme për mbikëqyrjen e pacientëve nga stafi shëndetësorë dhe përballimin e anës ekonomike.
“Këto masa që i ka marrë Qeveria të mesme, jo shumë rigoroze janë të mjaftueshme për ngadalësimin e kësaj kurbe të shpejtë dhe mundemi shumë më lehtë të përballojmë anën ekonomike.Por edhe anën e mbikëqyrjes të pacientëve do të thotë spitalet dhe ne si punëtor shëndetësorë do të jemi më të gatshëm dhe më të çlodhur në dhënien e shërbimeve tona”, thotë ai.
Derisa flet për masat e reja të Qeverisë, ai thotë se trajtimi i personave me COVID-19 tash edhe në komuna, ka qenë një hap i nevojshëm, e që siç thotë ai do të fillohet më lirshëm të merret frymë në QKMF-të.
“Ka qenë e nevojshme shumë më herët të ndodhë kjo, sepse është shumë e vërtetë që edhe në nivelet rajonale. Domethënë në spitalet rajonale kemi mungesa, po nëse llogaritën se në përgjithësi në ofrimin e shërbimeve spitalet rajonale janë sa gjysma e tërë shërbimeve që jepen në nivel sekondar dhe terciar. Do të thotë do ia hiqnin mos të them 50 % pasi që ka mungesa të infektologeve dhe pulmologëve por ka mjaftë internistë të cilët mund të merren me këtë. Ka një numër të konsiderueshëm të anesteziologëve dhe unë mendoj që nëse vetëm 1/3 shkarkohet Qendra Klinika Universitare është e suksesshme, prandaj unë mendoj që ka qenë një hap i mirë për në një mënyrë delegimin e detyrave dhe prevenimin që nga hapi i dytë, se hapi i parë është vetë institucionet primare dhe unë mendoj që do të fillohet më lirshëm të merret frymë në QKMF”, deklaroi ai.
Sejdiu shtoi se Kosova duhet të përgatitet për një rrugë të gjatë me COVID-19.
“Duke u thirrur në deklaratat e epidemiologëve unë besoj që një rrugë e gjatë është para neve, prandaj ne duhet të mësohemi me këtë gjendje të re dhe të edukohemi me masat e reja dhe mënyrën e sjelljes tonë”, thotë ai.
Ai thotë se dënimi me burg apo me të holla i atyre që nuk respektojnë masat e Qeverisë, për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duhet të shndërrohet në punë të detyrueshme në institucionet shëndetësore.
Kjo po shihet si zgjidhje adekuate, për shkak se dëmi më i madh në rast të mosrespektimit të këtyre masave bie mbi institucionet në fjalë.
“Dënimi çoftë me para apo me burg të shndërrohet përpjesëtueshëm me vlerën për ditë pune të detyrueshme në institucionet tona shëndetësore, pasi që dëmi më i madh i bëhet institucioneve tona shëndetësore me rastin e mos respektimit të këtyre masave që janë shumë të thjeshta, kur popujt tjerë mundem me i respektu pse ne nuk mundemi. Në momentin kur t’i rrezikon shëndetin e popullatës automatikisht e rrezikon sistemin shëndetësor dhe pse të ketë tolerancë… Pasi që më shumë kemi probleme financiare se të tjerat, atëherë ideja ime ka qenë pse të mos shndërrohet në punë të detyrueshme në institucionet shëndetësore kemi nevojë me pastru edhe parkun edhe brenda. Unë besoj duke e parë punën e stafit shëndetësor dhe pacientet vetë atëherë do të vetëdijesohen”, thotë ai./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje