LAJMI I FUNDIT:

‘estethica’- klinika e vetme në Kosovë që trajton qafën e varur përmes ‘Alma Accent Prime’

Përkundër se pjesa tjetër e trupit tuaj është e bukur, gjëja e parë që shumë prej njerëzve vërejnë është pamja apo forma e fytyrës suaj.

Dhe ndër më të rëndësishmet në këtë pa dyshim se është zona e qafës, për të cilën tashmë ka një zgjidhje.

Krenar Dobroshi (Farmacist & Magjistër për Kozmetologji) në një intervistë dhënë për Telegrafin ka treguar më shumë se si bëhet trajtimi i qafës së dyfishtë apo të varur përmes dy teknologjive të reja që gjenden në një platformë.


Për të pasur një qafë të bukur dhe elegante, ‘estethica’ është klinika e vetme në Kosovë e autorizuar nga prodhuesi ‘Alma’ që mundëson një gjë të tillë. Pa efekte anësore momentale apo për të ardhmen dhe pa dhimbje, farmacisti i njohur ka zbuluar procedurën e të pasurit një qafë rinore dhe të tërhequr.

Sipas tij, trajtimi përfshin dy teknologji, ku përmes të parës me ‘Ultratinguj’ bëhet reduktimi i masës dhjamore dhe përmes së dytës “Radiofrekuencës” bëhet tonifikimi i lëkurës.

“Teknologjia Ultratinguj përdoret për një nofull më të mprehtë dhe më të theksuar, njëkohësisht trajtimi ka veprim si preventivë ndaj plakjes së parakohshme të rrudhave të ardhshme”, ka thënë Krenar Dobroshi për Telegrafin.

Për dallim nga teknologjia e parë, e dyta e realizuar me “Radiofrekuencë”, e cila ka për qëllim tërheqjen e lëkurës dhe stimulimin e prodhimit të kolagjenit.

“Teknologjia e Radiofrekuencës ndikon në tërheqjen e lëkurës dhe stimulimin e prodhimit të kolagjenit, elastinës e shumë kompozimeve të tjera të lëkurës, prodhohet kolagjeni dhe më pas bëhet tërheqja e lëkurës”, thotë më tej ai.

Në fund, ai ka dhënë edhe disa këshilla dhe ushtrime që duhet praktikuar në mënyrë që të arrihet rezultati i dëshiruar.

“Sa më shumë ujë, sa më pak qëndrim në telefona, kujdes në ushqim dhe ushtrime për qafë të varur dhe apo të dyfishtë. Sa më pak kalori, sa më pak ushqime të shpejta, sa më pak glukozë apo sheqer”, ka thënë mes tjerash Dobroshi. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore

Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore

Femra
Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Flokë dhe stil
Fëmijët me vetëbesim kanë prindër që i bëjnë këto gjëra, pohon psikologia

Fëmijët me vetëbesim kanë prindër që i bëjnë këto gjëra, pohon psikologia

Fëmija juaj
Studim: 87 për qind e femrave të bardha duan të bëjnë seks me meshkuj me ngjyrë

Studim: 87 për qind e femrave të bardha duan të bëjnë seks me meshkuj me ngjyrë

Kur foshnjat fillojnë të njohin emrin e tyre?

Kur foshnjat fillojnë të njohin emrin e tyre?

Këshilla për prindër
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Kalo në kategori