Vaster Dhima, i diplomuar për Urbanistikë dhe Arkitekturë ka pasion pikturën dhe koleksionimin e fotografive. “E konsideroj si punë patriotike dhe kam kënaqësi kur i mbledh, i rregulloj dhe i seleksionoj”, thotë ai.
Fotot e tij të rralla përfshijnë Marubët, Shan Picin, Dedë Jakov;n, Ilia Xhimitikun, Ymer Balin, Vani Burd;n etj. Në koleksionin e tij të pasur që i kalon 3000 fotografi dhe pulla postare, Vasteri veçon fotografitë mortore.
“Fotot që unë koleksionoj janë të periudhës së para viteve 1944 dhe fillojnë me fotografi të Pietro Marubit (në Shkodër). Pjesa më e madhe e fotove dhe e imazheve në negativ që disponoj janë të viteve 1900-1930. Ajo që unë kam kuptuar nga këto foto është nevoja e njohjes së vlerave tona kulturore, të cilat janë shumë të larmishme nga një krahinë në tjetrën, nga një }nukël kulturor} në tjetrin. Shpesh fotografët kanë qenë piktorë, arkitektë, pjesë të grupimeve patriotike, luftëtarë. Kanë qenë personazhe shumë komplekse. Të preferuarit e mi janë Kol Idromeno, Kel Marubi, Petro Fotografi, Kristaq Sotiri”, rrëfen Dhima.
Koleksionisti shton se ceremonitë mortore janë fotografuar shumë në Shqipëri, “madje dhe më shumë se ç’duhet ndoshta, duke u shndërruar kështu në një fenomen autentik të fotografisë shqiptare”.
“Kjo lloj fotografie është pjesë e studimeve të mia. Nuk kam shumë foto të ceremonive mortore, rreth 50 foto dhe negative, por që janë të zgjedhura për nga veçantia që pasqyrojnë. Sidomos fotografitë e Dhimitër Vangjelit janë shumë të goditura”, thotë ai. /Dita/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTalibanët na shënjuan, na rrahën, na përzunë: Kështu e mbajmë gazetën tonë afgane në mërgim
Dinastia shqiptare që qeverisi Egjiptin për 150 vite: Shqiptar jam e shqiptar do vdes
Ferri i Shqipërisë ateiste
Dokumentari për Lin Delinë
Jeta në komunizmin shqiptar
Padija si shëmti
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës