Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar sot Bajo Topullin, veprimtar i çështjes kombëtare, arsimtar në periudhën e fundme të Perandorisë Osmane dhe kryetar i bashkisë Gjirokastër pas pavarësisë së shtetit shqiptar.
“’Quhet Bajo ky zotnia / Profesor asht efendia / Trim i flaktë si Luani’. Bajo Topulli që si sot e plot 90 vjet më parë u nda nga jeta, ishte mu si në vargjet e patriotit shqiptar nga Reka, Josif Bagerit, sojli si pak të tjerë, filiz i një rrënje të sertësh po të drejtësh me nam. As një shekull nuk na ndan nga vdekja e tij e megjithatë, kur i afrohesh personazhit të tij ai është kaq i jashtëzakonshëm, sa ngjan sikur ka ekzistuar vetëm në imagjinatën e ndonjë shkrimtari lavdithurrës.
Bajua i 14 brezave të Topullarëve, fisi i të cilëve, siç vetë ai shkruan, « zë larg shumë », ishte një lloj sojliu romantik, me mendjen të mprehur po aq sa tehun e kamës që mbante në brez në mes të komitëve. Ke ç’të mësosh edhe sot nga parimi i tij i ‘formës pesëçe’.
Kur u bë shpirti udhëheqës i Komitetit të Manastirit, diku nga 1906, kërkoi që secili anëtar, të mos ishte ‘këpucëgrisur’, që do të thoshte sipas tij spiun dhe të mos shitej për ‘5 grosh’, që do të thoshte sipas fjalorit të kohës sonë, i korruptuar. E kush spiun dhe i korruptuar nuk ishte, duhet të sillte me vete pesë persona pa këto dy njolla të zeza, për të formuar një grup në rrjetin e një anëtarësie të disiplinuar.
Jemi mësuar me emrin e Bajo Topullit si vëllai i Çerçizit, e në njëfarë mënyre duke u mjaftuar me aq, i kemi hyrë në hak diturisë sonë mbi njerëzit e rrallë që kanë lënë gjurmë në këtë vend. Por Bajua ishte shumë më tepër se sa vëllai i duhur në një luftë për kauzën e duhur dhe në këtë ditë përkujtimi për të, uroj të gjeni kohë e t’i afroheni personazhit të tij shumë mbresëlënës”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit